• |
ide | kryesore

Vijon digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe

Lajme, Të fundit



Vijon të jetë aktive prej 15 ditësh vatra e zjarrit në malin e Valikardhës në njësinë administrative Zerqan Bashkia Bulqizë.

Me gjithë ndërhyrjet e zjarrfikësave Bulqizë, shërbimit pyjor dhe disa forcave të ushtrisë, nuk është bërë e mundur fikja e këtij zjarri.

Flakët janë favorizuar dhe nga temperaturat e larta, por erërat, smogu dhe tymi ka mbuluar të gjithë fshatrat e Fushë-Bulqizës dhe deri në qytetin e Bulqizës, duke u bërë problematik për banorët.

Vatrat e zjarrit janë përhapur në mënyrë të frikshme, duke përfshirë rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishë e zezë duke i demtuar ato.
Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *