• |
ide | kryesore

Banka e Shqipërisë: Inflacioni i brendshëm ngelet dominues në rritjen e përgjithshme të çmimeve

Lajme, Të fundit



Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë dominuese në formimin e inflacionit total. Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se kontributi i ekonomisë së brendshme në ishte mbizotërues në normën totale të inflacionit edhe për tremujorin e dytë. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar, 1.9% ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ruajtën qëndrueshmërinë e tyre, në pasqyrim të rritjes së kërkesës për mallra e shërbime dhe të kostove të punës për njësi. Ndërkohë, përbërësi i importuar i inflacionit e ka zvogëluar më tej kontributin në formimin e inflacionit total në tremujorin e dytë të vitit.

Raporti arrin në përfundimin se ekonomia shqiptare është karakterizuar nga vijimi i ecurisë pozitive të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit, ndërsa rënia e inflacionit u përshpejtua në tremujorin e dytë të vitit. Inflacioni ra në nivelin mesatar 2.1%, nga 2.7% në tremujorin e parë.

Ashtu si dhe në fillim të vitit, rënia e tij u diktua nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, e cila pasqyroi ecurinë e ngjashme të këtyre çmimeve në tregjet rajonale. Megjithatë, ndonëse u dominua nga kjo kategori, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë u vërejt tek një bazë më e gjerë çmimesh, midis tyre dhe çmimet e disa shërbimeve.

Presionet e përgjithshme inflacioniste janë reduktuar, të ndihmuara nga rënia e inflacionit në partnerët tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit. Ngadalësimi i inflacionit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 ishte me bazë të gjerë, por rënien më të fortë e përjetuan komponentët afatshkurtër dhe të importuar të inflacionit.

Përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit u ngadalësuan ndjeshëm, duke u luhatur rreth vlerave të ulëta historike. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 1.7% dhe 1.3%, në tremujorin e dytë, duke zbritur me 0.8 dhe 1 pikë përqindjeje nga vlerat përkatëse të një tremujori më parë.

Rënia e inflacionit të ushqimeve në tregjet e huaja dhe të vendit, si edhe efektet e mbiçmimit të monedhës vendase, u pasqyruan në ngadalësimin e inflacionit të këtyre komponentëve. Inflacioni bazë dhe i brendshëm, gjithashtu u pakësuan, por duke ruajtur rolin mbizotërues në formimin e inflacionit total.

Inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe ai i brendshëm shënuan përkatësisht vlerat 2.3%, 2.7% dhe 2.3% në këtë tremujor, duke u pakësuar thuajse me të njëjtin hap (0.5 pikë përqindjeje), nga vlerat përkatëse të tremujorit të mëparshëm.

Megjithëse në rënie, komponentët më të qëndrueshëm të inflacionit mbetën në vlera më të larta se inflacioni total i tremujorit. Për më tepër, inflacioni bazë neto vijoi të qëndrojë lehtësisht mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjerë me afat të gjatë përdorimi./ Monitor


1 Comment

  1. Ne rritjen e inflacionit sa dhene kontribut edhe Banka Shqiperise duke emetuar para per

    te mbuluar shpenzimet e luksit te saj sic jane vetshperblimet apo rasti i blerjes se makines lukspze

    prej 165 mije euro peer bythen e drejtorit Sejko. Drejtuesit e Bankes ashtu si dhe qeveria e

    rilindjes jane shperdorues te pameshirshem te parase e prones publike. Si mundet nje drejtor pa i

    mbushe 45 vjec , me parate e taksapaguesve me te varfer te europes te vere ne dispozicion te

    bythes se tij nje makine 165 mije euro qe vetem sheiket e naftes mund ta blejne. Nje popull

    qe nuk revoltohet per asgje, eshte nje popull i desitinuar te shkoje per lesh, sic po shkon populli

    shqoiptar. Ketij drejtori dhe te tjereve si atij i duhet djegur makina bashke me bythen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *