• |
ide | kryesore

E rëndë në Ferizaj/ Polici vret xhaxhanë e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Arkiva, Lajme, Të fundit
ferizaj



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie. Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.

Të njëjtat burime raportojnë se ai është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie që ka qenë jashtë detyrës. Ai ka vepruar me armën e punës dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë. Në ato momente në sallë po mbahej një dasmë.

news image
Festim Ramadani

Autoritetet konfirmuan se viktima nuk ishte pjesë e dasmës që po zhvillohej. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta. ©LAPSI.al

Sadri Sadriu

 


1 Comment

  1. Po si ka vrae një plak? Mentaliteti primitive barabar Turko-islamik, ështe duke e shkatrruë kombin tonë.. poshte mentaliteti primitive barabar otoman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *