• |
ide | kryesore

U kap me kõkainë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka lokalizuar dhe ndaluar një 35-vjeçar që po qëndronte si emigrant i paligjshëm në zonën e Pesaros, pasi dyshohet për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Lajmi u publikua nga mediat vendase, referuar organeve ligjzbatuese, që konfirmuan se sekuestruan dje gjatë kontrollit fizik 65,5 gramë kokainë, gati për shitje.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, mësohet se po qëndronte prej një muaji në një hotel, në zonën pranë hekurudhës së qytetit. Ai u pa teksa qarkullonte në rrugë dhe kryente lëvizje të çuditshme, kurse nga verifikimet pas ndalimit rezultoi se kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm, krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, në provincën e afërt të Riminit. Agjentët e kanë ndjekur dhe ndërhynë vetëm në momentin kur i riu jo rezident po kthehej për në hotel.

Në kontrollin e parë fizik, oficerët zbuluan 60 gramë kokainë të pastër të fshehur në pjesët intime të të riut të dyshuar, duke siguruar provën e parë dhe bazuar dyshimet e arsyeshme që kishin. Kontrolli u shtri më tej në dhomën e hotelit që po qëndronte, ku u gjetën prova të tjera. Konkretisht 6 doza me peshë 5,5 gramë dhe shuma prej 540 euro, gati për shitje. Shqiptari u prangos me urdhër të Prokurorit Publik dhe u izolua në paraburgim, kurse mëngjesin e sotëm iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.


1 Comment

  1. O ANDI BUSHATI por cfare lajmi eshte ky po kujt i rruhet se kapen kete person ne itali duke shitur na plasi kari qe e kapen kete spaciatorin po jep ndonje lajm per familjet qe jane ne veshtersi ekonomike per shkollat per edukimin e femijve se jane te gjitha per toke cfare i duhet kujt se do bente para me droge leni shume per te deshiruar me keto leajme apo nuk keni cfare te mbushni gazeten per mua nuk ke gazetare profesionist i ke amator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *