• |
ide | kryesore

GJKKO e la në burg, Plaurent Dervishaj: Nuk kam lidhje me vrasjet për të cilat më akuzojnë

Lajme, Të fundit



Ditën e sotm eështë mbajtur seanca e radhës në GJKKO për Plaurent Dervishaj. GJKKO mori vendimin për të lënë në burg Dervishajn i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 dhe Vajdin Lamajt. Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ‘rrëmbim personi”. Ai më tej shtoi se nuk ka lidhje me vrasjet për të cilat e akuzojnë.

“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. Aty e kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe arrestimi është bërë në Rinas,” tha ai.

Ditën e djeshme Dervishajt iu komunikua masa arrest me burg për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, ngjarje për të cilën Plaurent Dervishaj akuzohet nga SPAK si organizator. Dervishaj u arrestua në Dubai, ndërsa u ekstradua në Shqipëri. Kujtojmë se bashkë me të u ekstradua nga Dubai dhe Julian Meçaj.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *