• |
ide | kryesore

Gjykata e Durrësit liron Noizyn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Noizy



Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të premte nga qelia reperin e njohur Noizy. Kosova e ka shpallur atë në kërkim për dhunën që ka ushtruar ndaj një personazhi të Tik Tok-ut.

Gjykata e Durrësit ka liruar sot Noizyn. Togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 50 milionë lekësh. Ai po mbahej prej disa ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni!

Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub në Pejë të Med Isenit. Ky i fundit, me anë të një video pas sherrit tregoi gjithçka që kishte ndodhur. Vetë Noizy ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në konflikt.

Në pranga së bashku me Rigels Rajkun (Noizyn) ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, njohur si DJ Crax. Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të Tik Tok, Medi Iseni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 2 gusht në klubin e natës “Sancy” të Pejës.


7 Comments

  1. U lirua ne Shqiperi por nuk del dot nga këtu më! Ka urdhër ndërkombëtar ndalimi që ndoshta mund t’i hiqet pasi dëmtimi që ka marrë denoncuesi mund të përcaktohet më i lehtë! Tashmë ka rënë totalisht vëllazëria Shqipëri-Kosovë, si djalë vlonjat që jam u them vëllezërve të mi nga Kosova që nga Lushnja e lart Shqipërisë mos bëni miq se janë besprema! Respekte, bëhuni si baca Adem e zgjidhini punët vetë me malokët e pabesë Stresi e Noizy!

  2. E shyqyr! Më në fund e liruan Noizyn! Fjalët dhe lutjet e Oriola Marashit (“ku thoshte lironi djemtë e mi”), dhe Xhensila Myrtezajt (lironi Noizyt) ranë në vesh të Perëndisë, më falni , më vesh të Ramës dhe gjykatës së Durrësit. Kështu ka lezet! Tani Stresi të dalë andej nga është fshehur se e mbron Oriola me lutje. Stresi duhet t’i thojë Oriolës që të bëjë lutje dhe thirrje publike që të lirojnë edhe Saliun, babën e tij politik. Por thirrja duhet ndryshuar, nga “lironi djemtë e mi”, në “lironi babën e djalit tim, Stresit”!

  3. E liruan në Shqipëri??? Po mirë aktin kriminal e kreu në Kosovë!! A nuk duhet që një gjykatë atje të vendoste nëse do qëndronte në masë sigurimi !! Apo si i përkëdhelur i Ramës gjykata këtu vendosi sipas urdhrit të tij!!! Pra dhe njëherë u tregua që Rama e rilindasit e shpërfillën Kosovën dhe organet gjyqësore të saj!!!

  4. A mos ki merak bre shqipe , se po i desh trapi vlazenve ne kosove te vine te marrin ktu ne mes te nadid bre . Se atje ka shtet nuk asht rrumpallhane si te ne o shqipe .

    E kam per noizin bre. Po mjer ne qe nuk po dime te bejme shtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *