• |
ide | kryesore

Orsato refuzoi Rusinë dhe ndez polemikat: “Përse nuk arbitroja më Inter? Nuk e vendosja unë”

Sport
Orsato



Dukej se e ardhmja e Daniele Orsato duhej të ishte në Rusi, por ish-arbitri, tashmë i sapo tërhequr, shpjegon: “Më kërkuan të bashkëpunoja me Federatën Ruse të Futbollit si ekspert, por duke marrë parasysh situatën aktuale socio-politike dhe parimet e mia etike, vendosa të mos pranoj”. Cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e 48-vjeçarit? “Kërkoj sfida të reja, dua të përqendroj energjitë e mia në një projekt teknik që lidhet me AIA në Itali. Nuk do të kandidoj për president sepse jam një teknik, vetëm mund të jap një dorë në një projekt politik që synon për të ndarë menaxhimin e shoqatës dhe politikën nga sporti”.

E ARDHMJA E VAR

Orsato, duke folur për La Repubblica, më pas iu kthye bashkëjetesës mes arbitrit dhe VAR-it: “Tani është një mjet i domosdoshëm për të reduktuar gabimet, por ne duhet të ndërtojmë një brez arbitrash që dinë të vendosin me personalitet, sepse ndonjëherë siguria nuk është as te pamjet dhe prandaj vendimi i fushës mbetet i pazëvendësueshëm”. E përsëri: “Unë do të doja një botë në të cilën të gjithë do ta kuptonin edhe gabimin e arbitrit, por me teknologjitë që kemi sot askush nuk do të pranonte më me të drejtë humbjen e një finale të Kupës së Botës për një milimetër jashtë loje”.

Lexo më tej: Misteri i arbitrit Orsato: pas njoftimit të tërheqjes nuk dorëhiqet, FIGC në siklet

JO MË INTERIN…

Orsato shpjegoi se ndeshja e jetës së tij nuk ishte finalja e Champions League e vitit 2020 mes Bayern dhe PSG, por Chievo-Bologna në 2018 sepse ai hyri në fushë bashkë me fëmijët e tij. Ish-arbitri përgjigjet edhe përse nuk e arbitroi më Inter (ndeshja e fundit në maj 2023, ndërsa episodi i famshëm i Pjanic në ndeshjen mes zikaltërve dhe Juventus daton në vitin 2018): “Unë i kam arbitruar të gjitha skuadrat shumë herë, disa më shpesh, të tjerët më pak. Cili është momenti për të drejtuar njërën dhe jo tjetrën e vendos dizenjatori”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *