• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Greqi, humbin jetën tre të rinj

Lajme, Të fundit



Tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion pas një aksidenti të frikshëm. Përplasja me tri viktima u regjistrua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Chania-s, në aksin rrugor verior të ishullit të Kretës. Sipas informacioneve nga mediat vendase, dy nga djemtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti ka është shuar në urgjencën e spitalit të Chanias, ku u transferua menjëherë.

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona. Katër të rinjtë mbetën të bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *