• |
ide | kryesore

Dyshohet se i vuri zjarrin pyllit në Mallakastër, vihet nën hetim 34-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia ka nisur procedim penal ndaj një 34-vjeçari i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatit Çërrilë. Ndërkohë forcat e Policisë dhe zjarrfikëses vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, procedohet penalisht 34 vjeçari.

Pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen  e vatrave të zjarrit.

Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.

Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *