• |
ide | kryesore

Emri/ Arrestohet i riu shqiptar me drogë, Gjykata në Itali e lë në arrest shtëpie

Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Mësohet se i riu shqiptar u arrestua nga policia italiane dy ditë më parë, 15 Gusht. Gjykata mësohet se ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe shitje të kokainës.

I riu shqiptar është identifikuar si Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte. Ai u ndalua orët e vona të së enjtes, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio. I riu doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja Alessandra De Marco aprovoi masën e shtrëngimit me izolim në banesë, e kërkuar edhe nga prokurori.

Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Megjithatë, arsyetimi nuk u konsiderua i besueshëm nga gjyqtarja, e cila konfirmoi “indikacionet e rënda të fajit ndaj tij”.

Kurse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokatja Arselinda Soshi, u përpoq të vinte në dyshim vlefshmërinë e dokumenteve hetimore. Në përfundim u vendos izolimi në banesë dhe refuzimi i lejes që shqiptari të shkonte në punë.

24-vjeçari u ndalua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për festën e “Ferragosto-s”. Policia njoftoi se hetimet janë ende aktive për rastin, “për të rindërtuar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës dhe zhvillime të mëtejshme që mund të përfshijnë subjekte të tjera nuk mund të përjashtohen”.


1 Comment

  1. OAndi bushati te shkruva edhe dje po kujt i hane kari se e arrestuan kete drogaxhiun ne itali mos u beni bajat me keto lajme se nuk ja vlen mbaje gazeten me lajme te rendesishme jo me kta shperndaresit e droges e te vdekjes merru me sociale jo me drogaxhi a e kuptoni se ky lajm nuk vlen nje kar ik pirdhuni kopjusa ne internet gazetar kari gazetar sufdhaqesh nuk eshte lajm ky ky po shet droge per hesap te vete cfare ju duhet shqipetareve se ky po shet droge cfare ju intereson apo tju thojne femije te tyre shkoni ne itali e shisni droge se behen leke nuk kame fjale per kto dhoj lajmesh nuk i rruhet askujt se kete e kapen O ANDI BUSHTI mos bej lajme kote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *