• |
ide | kryesore

Fillon kampionati: sezoni i ri i Kategoria Superiore ngre siparin të dielën në mbrëmje

F1, Sport
Superiore



Edicioni i 86-të i kampionatit të Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin të dielën më 18 gusht. Një sezon emocionues që do të nisë menjëherë me dy sfida të zjarrta që do të luhen në orën 20:00. Kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Teuta – Bylis në stadiumin “Niko Dovana”.

Të hënën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së parë në Kategorinë Superiore. Në orën 17:00 në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Tirana. Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në orën 20:00. Në stadiumin “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – AF Elbasani.

Lexo më tejFutbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

Kategoria Superiore

E dielë
20:00 FC Dinamo City vs KF Egnatia
20:00 Teuta Durres vs KF Bylis
E hënë
17:00 Laci vs KF Tirana
20:00 Partizani vs Vllaznia
20:00 Skenderbeu vs KF Elbasani


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *