• |
ide | kryesore

GJKKO cakton masën e sigurisë për ish-shefin e antidrogës, Gazmir Precin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi. Ai akuzohet per korrupsion dhe shperdorim detyre, pasi permes shantazhit i ka kerkuar 20 mije euro pronarit te nje lokali ne zonën e plazhit ne Durres.

Përpara togave të zeza, Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendinim se është baba i tre fëmijëve. Në dëshminë e tij ish shefi i antidrogës mohoi te kete kercenuar dhe t’i kete kerkuara para biznesmeni Preci tha se nuk ka patur dijeni për paratë që ishin brenda një pakoje që po i jepte pronari i një lokali në Durrës.

Preçi pretendon se ai i ka kërkuar takim në zyrën e tij të punës por ai nuk ka pranuar. Pasi janë takuar në Tiranë pronari i lokalit i ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh.

Por, nga verifikimet, paratë që i janë gjetur Gazmir Preçit në flagrancë gjate arrestimit në xhepin e pasmë të makinës së tij, përkojnë me numrat seriale të parave që Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë dhënë biznesmenit, për t;ja dorezuar preçit, pasi denoncoi rastin e skemës së gjobvënies.

Momenti I marrjes së parave është dokumentuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore dhe prokororia e posaçme me pamje filmike.

Shefi i sektorit kunder trafiqeve dhe droges ne policine e Durresit Kryekomisar Gazmir Preçi, i cili u arrestua pas hetimeve të kryera nga SPAK dhe AMP, ka qene i ndaluar dhe me heret i dyshuar per perfshirje ne kultivim kanabisi.


4 Comments

  1. si ore arrestoni nje njeri te ndershem? Bejeni deputet se e meriton .
    ky i shkreti nuk e dinte se ca kishte ne fund te litarit

  2. Gallate patronazhistesh, shantazhon, shkon ne takim privat pikerisht me personin e shantazhuar, merr pakon me para pas nje bisede te incizuar, e vendos pakon me 10000 £ brenda makines dhe pasi kapet ne flagrance thote nuk e dinja qe jane para. Por cfare kishte pako o polic drogaxhi e gjobaxhi, mut jo, para se ti jo vetem qe per ate pune shkove por ti i nuhat parate edhe ne gjume te jesh, ti i njeh parate sa ti prekesh edhe sikur ti kene mbyllur syte. Kjo tallje edhe ne kete rast flagrance dhe para drejtesise vetem monstra te tilla police te Edi Rames mund ta bejne.

  3. Po çte beje dhe ky i shkreti gjithe sakrificen e ka bere per drejtorin e policise Këno Zeza se ku te fal Kënua per evro se ska mendere Gazi të kerkoje 20.000 Euro me koke te tij.. Gazua i varfer i mbereshin a si mbeteshin 2000 euro ne fund te transaksionit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *