• |
ide | kryesore

Mashtruan një emigrant se do ta transportonin në Shkodër, dy persona dhunojnë dhe i marrin paratë pakistanezit

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga pasi dhunuan dhe i morën paratë një emigranti. Sipas njoftimit të policisë Nazo Sulaj dhe Elvis Çobo mashtuan një pakistanez duke i premtuar se do ta transportonin drejt Shkodrës.

Ata jo vetëm që nuk e transportuan në Shkodër por e dhunuan dhe i morën eurot që kishte me vete dhe e zbritën në Fier. Policia sekuestroi eurot që të arrestuarit i morën me dhunë emigrantit, dy celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin ta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *