• |
ide | kryesore

Plagosja e të miturit në Kukës, 15-vjeçari u tranportua drejt spitalit të Prizrenit

Lajme, Të fundit
Memaliaj, Shqipëria



Një është regjistruar mbrëmjen e djeshme pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit të Kukësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 të së premtes ku mbeti i plagosur rëndë një i mitur, 15-vjeçar.

Plagosja dyshohet se ndodhi me thikë pas një përplasjeje fillimisht verbale, motivet e të cilës janë ende nën hetim. Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Prizrenit, në Kosovë. Në fillim i mituri ka marrë ndihmën e parë nga Urgjenca e Kukësit por spitali Rajonal i Kukësit nuk ka arritur të bëjë ndërhyrje më të specializuar për mungesë të stafit kirurgjikal dhe është transportuar drejt Prizrenit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15 vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15-vjeçari. Veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve.”, sqaron policia.


2 Comments

  1. Lumturi e madhe te jetosh në Kukës….
    Mbas perdhunimeve që u bëri gici lëkurëtrashë dhe bastardët e riqirjes …
    Tani skanë as spital dhe as infermierë…
    Lere më doktorë…
    Askush nuk do të jetojë ne stanin e perdhunuesve perversë të ridhjerjes neobolshevike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *