• |
ide | kryesore

Skandali i mbetjeve toksike/ Berisha: Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përpara protestuesve ka folur për mbetjet toksike që Shqipëria i nisi Tajlandës. Berisha është shprehur se kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një seri agjencish të kontrollojnë çdo gjë, çdo mall që prodhohet, çdo mall që eksportohet.

Berisha: Ka pesë ditë që është zbuluar se Shqipëria eksporton helme, se Shqipëria përpunon helme. Të gjitha mediat e botës qarkullojnë lajmin, kurse ai që pasurohet me helmet që eksportohen nga Shqipëria dhe regjimi i tij, nuk shqipëroi një fjalë të vetme. Nuk flasin se çfarë janë këto lëndë helmuese. Se cilat janë certifikatat e tyre. Kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një seri agjencish të kontrollojnë çdo gjë, çdo mall që prodhohet, çdo mall që eksportohet.

Sepse ligjet e vendit detyrojnë respektimin e ligjeve ndërkombëtarë dhe ato nuk respektohen. Shqipëria pra nxjerr në det ngarkesa që përbëjnë rrezik të madh për vendet e tjera, për mjedisin, por ka pesë ditë që Edi Rama merret me pastrimin nga njerëzit të plazhit të Gjipesë, që plaçkiti bashkë me familjen e tij dhe nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme, çfarë përmbajnë 100 kontejnerë që u nisën nga Durrësi. Pse hesht? Janë sipërmarrje e jotja dhe e klaneve të tua, me të cilat pasuroheni si shushunja në kurriz të shqiptarëve.

Të kanë bykosur gojën me valixhe me euro. Po ti Shqipërinë e ke shndërruar në një vend të rrezikshëm për qytetarët e saj. Në një vend të rrezikshëm për vendet e tjera dhe këtu nuk ndjehet, nuk shqipërohet asnjë fjalë. Nuk shqipëron asnjë fjalë agjencia e mjedisit. Nuk shqipëron asnjë fjalë narkopolicia. Nuk shqipëron asnjë fjalë narkodogana, Porti i Durrësit, sikur ato janë nisur nga Marsi, sikur ato nuk janë nisur nga Shqipëria. Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde. Me heshtjen vetëm se u fakton shqiptarëve se edhe helmet janë biznesi yt kundër tyre.


2 Comments

  1. Faktikisht eshte e habitshme se si nuk flitet fare per kete mega skandal ? A thua se eshte kapur pleh kikik dhe jo toksik . Propaganda e mavive eshte shume e fuqishme , na japin per te ngrene ate qe duan ata dhe ne si dele te mira kullosim pa shqetesimin me te vogel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *