• |
ide | kryesore

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kapen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 shtetas të shpallur në kërkim



Dy persona janë kapur nga policia në Gjirokastër dhe Kakavijë. Mësohet se Marglen Çomani 38 vjeç dhe Abedin Ogiçi 52 vjeç, rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 38-vjeçarin me qëllim ekstradimi drejt Kosovës. Gjykata e Kosovës i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Ndërsa 52- vjeçari, banues në Delvinë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë.

“Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”, njoftoi policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *