• |
ide | kryesore

Vrașja në Kosovë/ Polici qëlloi burrin e tezes që strehoi dhe abuzoi me 10-vjeçaret gjatë luftës

Lajme, Të fundit



Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e mbrëmjes së djeshme në fashtin Bibaj të Ferizajt nga ku ka mbetur i vdekur 89-vjeçari Sadri Sadriu. Polici Festim Ramadani i cili është i akuzuar si autor i vrasjes, dyshohet se ka qëlluar mbi bashkëshortin e tezes së tij për të marrë hak për dy motrat. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Sadri Sadriu akuzohet se ka dhunuar seksualisht me vajzat e familjes Ramadani kur ishin të mitura.

Viktima në atë kohë, konkretisht gjatë kohës së luftës në Kosovë u kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre. Megjithatë, deri më tani këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.


11 Comments

      1. Prandaj prifterinjte jena ne mase pedofilia.
        Vetem ne Australia jane abuzuar mbi 250.000 femje nga sherbetoret e kishes . (Thashe vetem ne Australi)
        E di ti sa kardinale Jane shkarkuar per pedofili?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *