• |
ide | kryesore

Aksident detar në Velipojë, turisti përfundon në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Velipojë



Një incident është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku dy mjete lundruese Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ujor është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *