• |
ide | kryesore

Alain Delon, nga gangsteri i adhuruar i femrave tek sëmundja dhe sherri mes fëmijëve

Arkiva, F1, Paparazzi
alain delon



Legjenda e filmit francez Alain Delon ndërroi jetë këtë të diel në moshën 88-vjeçare, “i rrethuar nga familja dhe fëmijët e tij”, siç u tha në një njoftim. Aktori kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019 duke lënë pas një pasuri të rrallë në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.

Legjenda e Delon mori jetë në vitin 1960 duke luajtur role vrasësish, djemsh të bukur dhe skenash misterioze në filmat “Purple Noon” më vonë i rinovuar si “The Talented Mr Ripley” dhe në “The Leopard”.

Duke dalë gjithë e më rrallë në ekran pas viteve 1990, Delon bëri bujë në vitin 2023 kur tre fëmijët e tij ngritën një padi kundër asistentes së tij Hiromi Rollin, duke e akuzuar atë për ngacmim dhe sjellje kërcënuese. Tre fëmijët e tij vazhduan të zhvillonin një betejë publike në media dhe gjykata, duke debatuar për gjendjen shëndetësore të babait të tyre.

French film legend Alain Delon (pictured in May 2019) has died, aged 88, surrounded by his family and friends

Në maj 2019, ai bëri paraqitjen e tij të fundit të madhe publike në tapetin e kuq për të marrë një Palmë të Artë nderi në Festivalin e Filmit në Kanë.

Alain Delon holds aloft his honorary Palme D'Or award at the 72nd international film festival, Cannes, southern France, Sunday, May 19, 2019

Ishin fëmijët e tij që njoftuan vdekjen të dielën në mëngjes në një deklaratë për agjencinë kombëtare franceze të lajmeve Agence France-Presse, një praktikë e zakonshme në Francë.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre”, – thuhet në deklaratë.

Alain Delon is pictured with his sons and granddaughters during Christmas

Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij. Familja ka kërkuar privatësi. Homazhet për Delon filluan menjëherë të derdheshin në platformat e mediave sociale dhe të gjitha mediat kryesore franceze nisën mbulimin e plotë të karrierës së tij të pasur.

Për disa, Delon ishte mashkulli më seksi i shekullit të 20-të, i cili luajti me përsosmëri vrasësit e përshtatur në mënyrë të përsosur dhe të ftohtë, të popullarizuar nga filmat e “Valës së re” franceze të viteve 1960.

Për të tjerë, njeriu që shpesh i referohej vetes në vetën e tretë dhe që kishte pranuar se kishte goditur një grua, ishte një shovinist egoist, duke bërë që feministët të tmerroheshin nga çmimi i arritjes së jetës që iu dha nga festivali i filmit në Kanë në vitin 2019.

Alain Delon is pictured in the 1967 film Le Samourai, directed by Jean-Pierre Melville

Miliona fansa të tij, nga Franca në Japoni – ku Delon adhurohej si një idhull i bukurisë mashkullore – duken të gatshëm të anashkalojnë dështimet e tij.

Fytyra e tij engjëllore rezultoi një kombinim i papërmbajtshëm për një varg të gjatë aktoresh magjepsëse që e kishin dashuruar.

French actor Alain Delon on the set of the 1964 film The Yellow Rolls-Royce directed by British Anthony Asquith

Në një shënim për Delon në ditëlindjen e tij të 80-të, një nga miqtë e tij më të vjetër, ikona e viteve 1960, Brigitte Bardot, e quajti atë “një shqiponjë me dy koka… e mira dhe e keqja”.

Me sy të mrekullueshëm blu, Delon nganjëherë quhej “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të bukur, një krahasim që aktorit nuk i pëlqente. Ndryshe nga Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafian, Delon pranoi hapur miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.

French actor Alain Delon takes a short walk away from the set of a new film, "The Sicilians," during a break in the shooting in the center of Rome, on March 27, 1969

Në një intervistë të vitit 1970 me New York Times, Delon u pyet për njohje të tilla, njëri prej të cilëve ishte ndër “kumbarët” e fundit të botës së krimit në portin mesdhetar të Marsejës.

“Shumica prej tyre, gangsterë që njoh… ishin miqtë e mi përpara se të bëhesha aktor. Nuk shqetësohem për atë që bën një mik. Secili është përgjegjës për veprën e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë bën” – tha ai.

French actor Alain Delon (R) and actress Mireille Darc (L) at Orly airport in Orly, France in November 1969

Delon fitoi famë me dy filma të regjisorit italian Luchino Visconti, “Rocco and His Brothers” në vitin 1960 dhe “Leopardi” në 1963. Ai më pas vendosi shabllonin për një prej figurave të preferuara të Hollivudit, vrasësin misterioz, me performancën e tij marramendëse si vrasësi i heshtur në “Le Samurai” (1967) të Jean-Pierre Melville.

Regjisorët nga Martin Scorsese dhe Quentin Tarantino e deri te John Woo i Hong Kongut, të gjithë pranojnë borxhin që Deloni i dha vrasësit të tij elegant. Historiani Jean-Michel Frodon thotë se asnjë aktor tjetër francez në gjysmën e shekullit të kaluar nuk kishte “të njëjtën prani në ekran” si Delon. Aktori francez Vincent Lindon, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë në Kanë në vitin 2015, e përshkroi pamjen e Delon si ‘hipnotizuese’, duke thënë për AFP: “Mund t’i shikosh fotot e tij për orë të tëra”.

I lindur pranë Parisit më 8 nëntor 1935, Delon pati një jetë të vështirë. Ai u vendos në kujdestari në moshën 4-vjeçare pasi prindërit e tij u divorcuan. Iku nga shtëpia të paktën disa herë dhe u përjashtua shpesh nga shkollat dhe konviktet përpara se të bashkohej me marinsat në moshën 17-vjeçare. Si një ushtar adoleshent, ai luftoi për ushtrinë franceze në Indokinë përpara se të shkarkohej në mënyrë të pandershme për vjedhjen e një makine.

(From L to R), Sophia Loren' son Edoardo Ponti, Italian actress Sophia Loren, French Minister of Culture Jack Lang and French actor Alain Delon pose during the Opening Ceremony at the 42th edition of the Cannes Film Festival in Cannes, southern France on May 11, 1989

Në Francë në mesin e viteve 50, ai punoi si portier në tregun e ushqimeve me shumicë në Paris dhe kalonte kohë në lagjen Pigalle me drita të kuqe përpara se të emigronte në kafenetë e zonës boheme të St. Germain des Pres. Atje u takua me aktoren franceze Jean-Claude Brialy, i cili e mori me vete në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ai tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi talentesh, i cili e ftoi për një test në ekran. Ai bëri debutimin e tij në film në vitin 1957 në “Quand la femme s’en mele” (Dërgo një grua kur dështon djalli).

Delon ishte edhe biznesmen edhe aktor pasi shfrytëzoi pamjen e tij për të shitur kozmetikë të markave të ndryshme apo edhe duke u futur në kuajt e garave me miqtë e vjetër të botës së krimit. Ai investoi në një stallë me kuaj garash bashkë me Jacky ‘Le Mat’ Imbert, një figurë famëkeqe.

Jeta e ndërlikuar private dhe miqësitë e pakuptimta e mbajtën atë në shpesh në krye të lajmeve. Ai u arrestua në vitin 1968 pasi ish-truproja e tij, një i ri jugosllav i quajtur Stefan Markoviç, u gjet i vdekur në një qese, me një plumb në kokë, i hedhur në një depo plehrash pranë Parisit. Policia dyshoi se Markoviç kishte një lidhje me gruan e Delon, Nathalie Barthelemy, një rast që tërhoqi vëmendjen e të gjithë Francës. Aktori u mor në pyetje nga policia, por çështja “Markoviç” u shndërrua në një skandal kombëtar.

French actor Alain Delon (R) kisses his wife Nathalie Barthelemy upon his arrival at Orly airport in Orly, France, on April 28, 1965

Policia akuzoi Francois Marcantoni, një gangster korsikan mik i Delon, për vrasjen e Markoviçit. Ai kaloi një vit në burg i akuzuar për vrasjen përpara se akuzat të binin të lirohej. Çështja përfundimisht u pushua, e pazgjidhur. Delon tha se i vinte keq për heqjen e dënimit me vdekje dhe foli në mënyrë nënçmuese për martesat e homoseksualëve, të cilat u legalizuan në Francë në 2013.

Ai mbrojti publikisht “Frontin Kombëtar” të ekstremit të djathtë dhe telefonoi themeluesin e tij Jean-Marie Le Pen, një mik të vjetër, për ta uruar atë kur partia doli mirë në zgjedhjet lokale në 2014. Delon u bë një yll në Francë dhe u adhurua nga burrat dhe gratë në Japoni, por kurrë nuk u bë aq i madh në Hollywood, pavarësisht performancës me gjigantët e kinemasë amerikane, duke përfshirë Burt Lancaster, kur francezi luajti vrasësin Scorpio në filmin e vitit 1973.

This photograph taken in 1967 shows French actor Alain Delon accompanied by his wife Nathalie Delon

Në filmin “Borsalino” të vitit 1970, ai u shfaq në krah të aktorit tjetër francez Jean-Paul Belmondo duke luajtur rolet e gangsterëve që përplasen në një luftë të paharrueshme, për një grua.

Momentet kurorëzuese përfshijnë edhe thrillerin erotik të vitit 1969 “La Piscine” (“Pishina”), ku Delon luan me të dashurën e jetës reale Romy Schneider, në një sagë të zjarrtë të Rivierës Franceze me xhelozi dhe joshje.

Të dashuruat e Delon përfshinin aktoren gjermane Romy Schneider dhe modelen gjermane Nico të kthyer më pas në këngëtare. Romancat e tij të shumta përfunduan në zemërim dhe tragjedi, duke përfshirë rastin e marrëdhënies së tij të gjatë dhe të stuhishme me Schneider-in.

“Dashuria e jetës sime” – siç e quante vazhdimisht atë Delon – u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 43-vjeçare, më pak se një vit pasi djali i saj u humbi jetën në një aksident të frikshëm. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte arresti kardiak.

Në vitin 1964, ai u martua me Nathalie dhe lindi një djalë të dytë përpara se t’i jepte fund martesës dhe të fillonte një lidhje 15-vjeçare me Mireille Darc. Ai pati edhe dy fëmijë të tjerë me modelen holandeze Rosalie van Breemen.

Teksa jetonte “pasionin e tij të madh” me Schneider-in, Delon thuhet se lindi edhe një djalë me bashkatdhetaren e saj, këngëtaren Nico.

Ai gjithmonë e mohonte se fëmija ishte i tij, por nëna e Delon e rriti djalin, Ari Boulogne, i cili kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Delon. Djali këmbënguli se ai ishte djali i Delon deri në vdekjen e tij në 2023, në moshën 60 vjeçare, nga një mbidozë heroine.

“Unë isha programuar për të pasur sukses, por jo lumturi. Të dyja nuk shkojnë bashkë”, – thoshte Delon, i cili pohonte se gjithmonë e kishte përcaktuar veten përmes grave. Megjithatë, dy nga djemtë e tij e akuzuan atë për dhunë në familje, ku një prej tyre tha se Delon i kishte thyer dy herë 8 brinjë dhe hundën e nënës së tij.

Alain Delon reacts as he arrives to be awarded with an Honorary Palme d'Or at the 72nd edition of the Cannes Film Festival in Cannes, southern France, on May 19, 2019

Delon e mohoi këtë, por pranoi se kishte goditur me shuplakë gratë që e sulmuan. Delon u largua nga filmi rreth vitit 2000, duke u shfaqur kryesisht në televizion, megjithëse u tundua përsëri nga ekrani i madh për të luajtur Julius Caesar në një film të Asterix në 2008.

Në vitet e mëvonshme, ai u bë një figurë polarizuese për mbështetjen e tij për Frontin Kombëtar të ekstremit të djathtë, themeluesin e të cilit, Jean-Marie Le Pen, ai e quajti një ‘mik të dashur’. Ai ngjalli polemika edhe në vitin 2016 duke u hedhur në mbrojtje të ish-ministres Nadine Morano, e cila e shpalli Francën një “vend të racës së bardhë” që ajo nuk donte ta shihte të bëhej myslimane.

French actors Alain Delon (L) and Jean-Paul Belmondo are pictured during the award ceremony for the "Quai des Orfevres" literary price, on November 15, 2016 in Paris

“Ajo ka topat për ta thënë. I heq kapelën asaj. Unë nuk bëj shaka, them atë që mendoj dhe do të vazhdoj ta bëj” – tha ai. Në një intervistë të janarit 2018, Delon i tha “Paris Match” se ishte ngopur me jetën moderne dhe kishte gati një kishëz dhe varr për të në shtëpinë e tij pranë Gjenevës si dhe një vend për qenin e tij.

In this photo taken on September 14, 2010 French actor Alain Delon (R) puts his arm around fellow actor Jean-Paul Belmondo in Boulogne-Billancourt during the inauguration of the Paul Belmondo museum dedicated to the work of Jean-Paul Belmondo's father, in Boulogne-Billancourt, outside Paris

“Nëse unë vdes para tij, do t’i kërkoj veterinerit të na lërë të shkojmë së bashku. Ai do t’i japë qenit një injeksion që të mund të vdesë në krahët e mi” – tha ai. Dalja e fundit e madhe publike e Delon ishte marrja e një Palme të Artë nderi në festivalin e filmit në Kanë në maj 2019. Në qershor 2019, ai pësoi një goditje në tru dhe rrallëherë u largua nga prona e tij në rajonin qendror Loiret të Francës.

Ndërsa ai dobësohej, tre fëmijët e tij u angazhuan në luftë të hapur për pasurinë e tij. Anthony, Anouchka dhe Alain-Fabien paraqitën fillimisht një ankesë duke akuzuar shoqen e tij japoneze dhe ish-kujdestaren, Hiromi Rollin, se u përpoq të përfitonte nga babai i tyre.

Kur kjo çështje u rrëzua, ata u kthyen kundër njëri-tjetrit në janar 2024, me Anthony që akuzoi Anouchka, fëmijën e preferuar, se kishte përfituar nga babai i tyre i sëmurë. Delon tha përmes një avokati se do të denonconte djalin e tij në polici. Në prill 2024, një gjykatës e vendosi Delon nën një kujdestar që do të thoshte se ai nuk kishte më liri të plotë për të menaxhuar pasuritë e tij. ©Daily Mail, LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *