• |
ide | kryesore

Berisha: Dumani përgjon opozitën dhe brenda PS dhe ia raporton Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
dumani



Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mjaft i ashpër mbrëmjen e kësaj të diele me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mbështetësit e mbledhur pranë shtëpisë së tij, Berisha shqiptoi epitete të rënda për Dumanin.

“Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues. Ky kriminel që përdor si justifikim amnistinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për t’u zbërthyer. More hajdut, Nuredini është 10 herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë” – tha Berisha.

Më tej ai e akuzoi Dumanin se përgjon opozitën dhe eksponentë të PS-së dhe ia raporton Ramës.

“Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën. A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën. Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre. Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së. Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve” – tha Berisha.

Kreu i opozitës theksoi se SPAK ka amnistuar Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun, Engjëll Agaçin dhe qeveritarë e zyrtarë të tjerë. ©LAPSI.al


10 Comments

    1. ZGJOHU POPULL O TE DREJTAT TONA PER TI GEZUAR O E DRJTA TYRE PER TE NA MBAJTUR SI SKDHEVER thotë:

      I BEJ THIRRJE GJITH BASHKOMBASVE TE SHPETOJM KOMBIN NGA FISI KOMUNIST ,INJORANT MASHTRUES DHE GRABITES HAJDUT ME TE KEQI NGA CDO PUSHTUES QE KA SHKELUR TROJET TONA NDONJEHER PERGJAT HISTORIS

  1. Nje drejtesi e kontrolluar dhe e dirigjuar nga pushteti ne demokraci, eshte me e keqe se

    nje drejtesi ne diktature. Ne diktature ne i dinim “vijat e kuqe” dhe nuk i shkelnim ato,

    mos fol nuk flisnim, rhuaj rrofte partia, rrofte partia thoshim e keshtu me radhe, por ajo

    drejtesi nuk mbronte hajdutet sic ben kjo drejtesi.

  2. Me dikataturen e proletariatit e shokun Sali ne udheheqje Shqiperia do kthehet ne fanar ndriçues ne Bote. Rofshin Shoket Lenin Stalin Enver, Sali. Lavdi Marksisem Tropojanizmit!

    1. Po nuk vendose vete drejtesi mos na caj menderen , ke qene gjate ne pushtet e sjemu pare drejtesi ,…..mka çu nana me la gojen i thone kesaj, …eshte e vertete qe padrejtesia eshte sofistikuar po ashtu dhe korrupsioni. ….por kjo ka ndodhur pa shkeputje qysh pas 90 dhe aritur kulmin sot ,…..

  3. Spiuni shan spiunin. Mut haleje jeni te dy. Madje dhe facebook-un e kthyet ne font informacioni me veten tuaj. Te dyja palet si Rama edhe Saliu.

  4. Fjalori i nje barbari që Shqipëria e pati President e Kryeministër“ të bën të kesh turp që je shqiptar, është e tmershme se cfarë nxjerr nga gojë ky plak horr : “Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot… kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme… Ky kriminel.. More hajdut, Nuredini është 10 herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë” ..“Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr… palaço.” Më vjen ta kap veten me shpulla që dikur partinë e këtij të pacip unë e votoja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *