• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori Alain Delon

F1, Paparazzi



Alain Delon ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Aktori ishte një yll i epokës së artë të kinemasë franceze, i njohur për rolet e tij në ekran, duke përfshirë The Samurai dhe Borsalino.

Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve AFP.

Dikur i përshkruar si aktori më i bukur, Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard dhe Rocco and his Brothers. Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve. Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Një deklaratë nga familja e tij tha: “Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. “Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja”.

Dalja e fundit e madhe publike e Delon ishte marrja e një Palme të Artë nderi në festivalin e filmit në Kanë në maj 2019.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *