• |
ide | kryesore

Prej 3 vitesh në kërkim, kapet në Kakavijë i dënuari nga Gjykata e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim për fshehje të të ardhurave. Sipas Policisë ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës 3 vite më parë me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’.

Njoftim i PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eliminimin e radhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *