• |
ide | kryesore

Video/ Anomali në San Siro, Goal Line Technology nuk funksionoi: autogoli i Thiaw u akordua me VAR

F1, Sport, Video
Thiaw



Goal Line Technology dështoi në San Siro gjatë golit të parë të Torinos kundër Milan, në minutën e 30′ të pjesës së parë. Në fakt, arbitri Maresca nuk ka marrë sinjalin se topi i prekur nga mbrojtësi kuqezi Thiaw pas spondit me kokë të Bellanova kishte kaluar vijën e portës. Ishte i nevojshëm ndërhyrja në VAR e arbitrit Doveri, i cili ka vënë në dijeni kryesorin e ndeshjes për t’i akorduar golin ekipit të trajnerit Vanoli.

Në debutimin në kampionat të Milan e Torinos janë shfaqur edhe polemikat e para. Jo për rezultatin e gjykimit të dhënë për avantazhin e ekipit granada, por për faktin se lojtarët e Milan janë befasuar kur Maresca vazhdoi lojën dhe ktheu vëmendjen i thirrur nga VAR e jo nga Goal Line Technology. Një motiv për të patur pakënaqësi, edhe pse në fakt topi e kishte kaluar plotësisht vijën e portës, duke i dhënë Thiaw autorësinë e golit të parë në rradhët e kuqezinjve, por në portën e gabuar.

Lexo më tejVideo/ Autogol i Thiaw e barazim në minutën e 5 shtesë: Milan shpëton me një 2-2 ndaj Torinos

Në San Siro, skuadra Granata e drejtuar nga Vanoli, në debutimin si trajner në ligën më të mirë, i vuri kuqezinjtë në vështirësi. Miqtë shënuan një gol në çdo pjesë, duke përfituar nga autogoli i ngathët i Thiaw në minutën e 30′ dhe duke shfrytëzuar një kundërsulm në të dytën me Zapata, i asistuar nga Lazaro. Megjithatë, në fund, erdhi reagimi krenar i Milan. Fillimisht Morata ngushtoi diferencën në minutën e 88′ dhe, më pas, Okafor barazoi në minutën e 95′.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *