• |
ide | kryesore

Video/ Bylisit i anulohet goli, Vila e përmbys me dygolësh: Teuta rrëmben fitoren në minutën e fundit

Sport, Video
Vila



Bylis ka parë të venitet në fund edhe pika që u duk e arritur. Në Niko Dovana, Teuta arriti të fitojë 2-1 me përmbysje, me një dygolësh të shënuar nga veterani Emiljano Vila. 36 vjeçari shënoi golin e fitores pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt. Dëshpërim për skuadrën e Egbo, që gjeti avantazhin me Ëallison dhe pa ti anulohet edhe një gol në pjesën e dytë. Në fund, Martini i gëzohet tre pikëve, ndërsa Bylis duhet të shpresojë në efektin “shtëpi” javën e ardhshme.

Një hap i mirë për Teutën, që e ka nisur me tre pikë kampionatin, në javën e parë, duke mundur në shtëpi Bylis me përmbysje. Një fitore dramatike, e cila erdhi në minutat e fundit falë dy golave të veteranit Emiljano Vila. Pas një merkato, që duhet ende të kompletohet, ballshiotët e drejtuar nga Egbo u futën në lojë me entuziazëm. Ëallison kaloi miqtë në avantazh, por pastaj mallakstriotët lejuan shumë inisiativë te kundërshtari.

Lexo më tej: Video/ Egnatia, rrugë e papërshtatshme për Nëndetsen: Vuthaj e Lushkja ‘fikin’ Dinamon

Durrësakët nuk vonuan të përgjigjen dhe Vila barazoi rezultatin, duke shfrytëzuar një mungesë vëmendje të mbrojtjes kundërshtare për të shënuar pas një aksioni të 17 vjeçarit Arifi. Bylis e ndjeu goditjen, por sidoqoftë mund të kishin dalë me pikë të plota nëse VAR nuk do t’i kishte anuluar një gol në pjesën e dytë. E nga fitorja e mundshme hipotetike u kalua në disfatën që i la pa asnjë pikë të besuarit e Egbo. Në minutën e fundit Vila shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë një fitore 2-1 Teutës në ndeshjen e parë të kampionatit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *