• |
ide | kryesore

Aksident në Sarandë, motori përplaset me makinën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident, me pasojë plagosjen e lehtë të drejtueses së një motorri, është regjistruar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen nr.4, në afërsi të stadiumit të qytetit.

Mësohet se automjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin me inicialet A.B, është përplasur me një motor tip “Honda”. Drejtuesja e motorrit ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në spitalin e Sarandës ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *