• |
ide | kryesore

Ç’ ka Kosova më shumë?

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Një debat i vërtetë demokratik, nga ata që në pamje të parë duket se i interesojnë vetëm një elite të ngushtë, por që në të vërtetë janë termometër i shoqërisë së një vendi, po zhvillohet ditët e fundit në Prishtinë. Në qendër të tij është vënë Televizioni Publik i Kosovës (RTK), ndërsa në anën tjetër partia në pushtet. Personazhe janë dy gazetarë tejet kritikë me Albin Kurtin, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena dhe në krahun e kundërt një shpurë zyrtarësh mediatikë mes të cilëve është gjendur çuditërisht edhe moderatori, Adi Krasta, që ka një post të lartë drejtues në RTK.

Kësaj menyje perfekte për të shkaktuar polemika i janë shtuar disa dorëheqje të rëndësishme gazetarësh dhe anëtarësh bordi të transmetuesit publik, prononcime opinionistësh me emër e po ashtu dhe reagime të shoqatave të lirisë së shtypit.

LEXO MË TEJ:

Kush po e kërkon kokën e Adi Krastës në Prishtinë

Kur përmend të gjitha këto elementë që konvergojnë tek beteja e përhershme mes medias dhe pushtetit, instikti të thotë se bëhet fjalë për një vend me demokraci të kërcënuar. Dhe po të shtjellosh ngjarjen, që i ka mpleksur bashkë këto ide dhe këta personazhe, kjo përshtypje të përforcohet.

Diçka më shumë sesa një muaj më parë, padyshim me frymëzim nga njërëz pranë pushtetit në Prishtinë, një portal i dyshimtë boshnjak, “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), publikoi një lajm se mediat online të Buzhalës dhe Mirenës, përkatësisht Nacionale dhe Periskopi, financoheshin nga Serbia. Sa hap e mbyll sytë, këtij artikulli skandaloz dhe pa fakte i’u dha hapsirë edhe në RTK. Situata u bë më absurde kur deputetë të Vetvendosjes bënë deklarata që e merrnin të mirqenë këtë produkt, simbol të epokës të të vërtetave alternative, ndërsa antarë të kabinetit qeveritar i bënë thirrje prokurorisë të hetonte ata që financoheshin nga Beogradi. Deri këtu ngjarja është rënqethëse. Një amalgamë e shkallmimit të kufijve mes pushteteve që ndodh vetëm në sisteme autoritare.

Ajo dëshmonte së pari për depërtimin e zgjatimeve të politikës mbi median, aq më tepër mbi atë që financohet nga paratë e qytetarëve. Ajo ngrinte shqetësimin e mentalitetit diktatorial, që reket ti etiketojë kritikët, që mendojnë ndryshe, si “të shitur tek armiku”. Ajo shtonte dyshimin e një qeverisjeje, që lojdhja e ka bërë nervëshkatëruar, të pa duruar, dhe me riskun e humbjes së sensit të realitetit.

Le të jemi të qartë. Për mbarëvajtjen e punëve në Kosovë, unë personalisht, kam mendim krejt të kundërt nga Mirena dhe Buzhala (me këtë të fundit tani më ndan dhe kthesa e beftë që ka marrë ndaj qeverisjes në Shqipëri), por ama do ti lutesha të afërmve të mij të më vizitonin tek psikiatri, ndonëse, qoftë edhe një herë të vetme, do më përshkëndiste në mendje, se idetë e tyre financohen nga Vuçiçi. As unë, e besoj asnjë njeri normal, nuk mund të ndajë asgjë të përbashkët me ata që logjikojnë kështu dhe që përpiqen t’i imponojnë shoqërisë një mentalitet të tillë.

Në këtë kuptim, ajo që ka ndodhur me lajmin e infiltruar, në “Slobodna Bosna”, me rimarjen e tij nga RTK dhe më pas me propogandimin që i’u bë nga deputetë e ministra të VV është një skandal. Edhe më skandaloze është përpjekja për ti mbrojtur abuzuesit, paçka se shumë dëshmi dhe një raport zyrtar, i nxorën në dritën e diellit mëkatet e shërbimit të tyre.

Pra, nëse do të vendosim të shohim vetëm gjysmën bosh të gotës, kjo ngjarje mund të përdorej si kazus perfekt për të ilustruar rezikun e një pushteti autokratik në Prishtinë, ku rolin e të keqit nuk e luan askush tjetër përpos Albin Kurtit.

Por, fatmirësisht gota ka dhe anën tjetër të saj. Me të ndodhur ky skandal, shumë gazetarë brenda televizionit publik ngritën zërin dhe treguan të vërtetën. Presioni i shoqërisë e detyroi bordin të niste një hetim dhe të hartonte një raport. Në rekorde u shënuan profesionistët e parë që dhanë dorëheqjen në respekt të parimeve të tyre. Atyre iu shtuan edhe kreu i bordit të RTK-së dhe një anëtare tjetër, që u dorëhoqën, në shenjë proteste për mosndëshkimin e fajtorëve. E gjitha kjo u zhvillua në një gati unison, mes gazetarëve kritikë të Prishtinës dhe atyre që punonin në mediat pro qeverisë, për të denoncuar këto përdhosje të profesionit.

Tani, si një gazetar që me punën e tij të përditshme e di se çdo të thotë të mbijetosh në një mjedis antidemokratik, unë i pyes kolegët e mij kosovarë: A mund të ndodhnin këto akte lirie në Tiranë? Sa kohë ka që në këtë anën tonë të kombit, jo vetëm në media, por askund, askush nuk jep dorëheqje për arsye morale? Sa vite ka që reporterët që punojnë për pronarë të lidhur me qeverinë janë bërë memecë dhe nuk guxojnë të shprehen kundër padronit të shefave të tyre? A mund të mendohet, këtej kufirit, që dikush nga bordi i RTSH- të mund të hedhi dorashkën, ngaqë nuk bie dakord me politikat botuese të institucionit? 

Natyrisht që dikush mund të përgjigjej thjeshtë se nuk ka ç’i duhet krahasimi me një shembull të keq si Shqipëria. Por këtu qëllimi nuk është tek paralelizmi në vetvete, por tek përpjekja për të kuptuar se cilat janë rrethnat reale të mungesës së lirisë. Mendimi i pavarur, artikulimi i tij pa drojë në publik, shprehja e solidaritetit me kolegët dhe dorëheqjet si formë proteste mund të ndodhin vetëm aty ku shtypja mungon.  

Në një regjim autokratik këto janë lukse të harruara. Në Shqipërinë e Edi Ramës, që është shumë më keq se ajo e Berishës së parë, as nuk debatohet më për gjëra të tilla.

Prandaj, sa do i madh të jetë skandali i “Slobodna Bosna”, sado keqëdashëse qëllimet e tij, sërish në Kosovë ka arsye për të qenë optimist. Ndryshimi mes asaj që ndodh këtu dhe realitetit të atyshëm është i ndjeshëm. Ne jetojmë në një hapsirë ku vullneti i njëshit e ka mposhtur shoqërinë, ndërsa atje ka shenja të qarta të rezistencës ndaj tekave të pushtetit. Ky është në thelb dallimi midis demokracisë që vazhdon të gjallojë në Kosovë dhe asgjesimit të saj që ka ndodhur tek ne.

Si e tillë, sado e trishtë të jetë historia e sajuar me gazetarë të paguar nga Beogrdi, sado shqetësuese që të jetë shija që të lë ajo, prapsëprapë, mënyra si u zhvillua debati rreth saj, forma si u protestua dhe u kundërshtua, janë dëshmi të forta se me gjithë përpjekjet për shtrembërime, loja në Kosovë vazhdon të zhvillohet në kuadrin e një shoqërie të lirë, ku frika dhe paraja nuk e kanë mposhtur guximin për të reaguar. Kjo është gjysma plot e gotës së cilës duhet ti gëzohemi të gjithë.

©Lapsi.al

   

 

 

 

 

 

 

 


20 Comments

  1. Dallimi???

    Shqiperia VAZHDON te jete vend i Botes se Trete, pasi Bolsheviket e kane akoma pushtetin!

    Kosova eshte nje enklave e cliruar me ne fund, e pavarur tashme dhe me perpjekje reale per te mbrojtur qofte edhe lirine e shtypit, te pakten!

    1. Eh Andi, sadoqë sforcohesh për të krahasuar të mos krahasueshmet, nuk arrin të qullosësh gjë.
      Pse?
      E para se, në TVSH nuk ndodh kurrë ajo që ndodh në RTK ku marin opinione e shkrime nga gazeta serbe, dhe ti përdorin kundër gazetarëve ku dërshtarë të qeverisë.
      E dyta, në gazetat opozitare në Shqipëri ndodh që marin shkrime nga portale të njohura apo krejt anonime, ku flitet kundër regjimit, dhe e botojnë sikur kushedi çfarë është zbuluar. Dhe kundër këtyre opozitarëve, nuk ndodh asgjë.
      E treta, Edi Ramën mund ta shash nga nëna e motra, nga gruaja apo vajza dhe asgjë nuk të gjen. Pa provoje bëji këto gjera ndaj Albin Kurtit dhe e shikon çfarë të gjen nga qorrat dhe horrat e tij. Njësoj, sikur ndodh edhe me Sali Berishën dhe trimat e tij. Po nëna dhe motra jote çdo bëhet? Prostitutë do bëhet.
      E katërta, po të shohësh TVSH sot, nuk e kupton është me kta, apo me ata. Aty jepen aktivitetet e opozitës më shumë edhe se tek Syri.
      Dhe e shtata, ti çfarë nuk thua kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Por ty nuk të vjen inat pse Edi Rama bën kurrupsion apo qeveris keq. Ty të vjen inat pse Edi Rama nuk i lexon kritikat e tua dhe nuk të përfill, ekziston apo jo.
      Pra, ti nxehesh me Edvinin sepse ai me fjalë apo pa fjalë të çon mesazh ty dhe Shkullakut, kush po e rruan për ty.
      Ndërsa për Buzhalën do të kthjellohesh, mbas 6 muajsh, kur sipas shokut tënd Baton Haxhiu, të analizoni mandatin e katërt të Edvinit, …….- pastaj të pestit, të gjashtit, të shtatit, të tetit, të nëntit, ……- vallë do ta arrijmë qeverisjen e Zahos?
      Pas Zahos, do të vijë një nga fisi Malltezi, nga të Argitës, sipas Ilir Vrenozit nga Korça. Kjo ndodh në vitin 2058.

      1. Emrit te 12 :15; Bravo hale patronazhiste, i tregon hajdutit sa i devotshem je! Por nuk e ke keq se nga parate qe i vjedh shqiptareve te jep edhe ty noj lek, apo jo?

          1. Ata që në PS i quajnë patronazhist, këtë të orës 15:21, në PD e quajnë kujdestar.
            Shiko o kujdestar surrat patate! Ai më sipër me të cilin ti replikon, e thotë se Bushati e ka inat Ramën, pse ai nuk ja var. Pse nuk ja lexon shkrimet.
            Bushati do të jepte gjithë pasurinë e tij, sikur Rama ta rrihte një herë.
            Pa le pastaj ti digjte makinën, ti shkatërronte redaksinë, ti bllokonte portalin, ti vinte gjoba, apo të paktën ti thonte puçist, siç i tha Berisha.
            Mirëpo Rama hiqet sikur në Shqipëri nuk ekziston një njeri me emrin Andi Bushati.
            Kjo e tërbon Andin.

  2. NE SHQIPERI EDI RAMA E KA BERE BYTHQIR KADRI YMERIN PER TJUS FUTUR KARIM NE BYTH ZAGARËVE TE EDI RAMËS thotë:

    E MORE ZOTI BUSHATI NE KOSOVË ALBIN KURTI NUK JU BENE PRESIONE GAZETAREVE SI KETU NË SHQIPËRI QE JU BENE EDVIN. DROGA,
    -BILËS EDI RAMA E KA KAP PENGË KADRI YMËR KËLLIREN DHE E KA ANGAZHUAR

    YMËRIN PEE TJUA FUTUR NË BYTHE TE GJITHE ZAGARËVË TË TIJ TE LEHIN QKA JU THOTE EDI RAMA
    YMERI E KA PER DETYRË NGA EDI RAMA ME JUA. FUTUR KARIN NË BYTH ZE GJITHE KETYRË ZAGARAVE

    -FRRYK LLULLA ÇYPIT
    MUT VELIUT-DHËMBALLËLKRIBURIT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    BERAT BUNARIT BUZHALA
    KRESHNIK SPAHIUT
    KAR BOLËS BOLINO
    DENIS MINGËS
    SKENDËR GËRON MINXHOZIT
    DENIS DYRNJAJES
    PRESH ZOGAJT
    MENTOR NAZARKOS
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    ERGYS MËRTIRIT
    YLLI PATËS
    EDISON YPIT
    FLOGERT MUÇAJT
    BATON HSXHIUT
    KAR BOLËS BOLINO
    VELLAIT TE KIMETE BERISHËS
    OLSI RAMËS -VELLAIT TE GREGUT DHE EDIT
    DULLA KOTIT
    ISA MUTIT MUSTAFA
    ALEXANDER VUÇIÇ
    VLADIMIR PUTINIT

  3. Eehe pse buzhala eshte hake e shkuar halese ka të drejten e vete të shpifë non stop për kosovën shqipërinetë mbrojë ramën e te shajë albi i per llogari të ramës dhe sj rrrjedhoje ballkanit të hapur të sprros me perfitues kryesor vuçiçin.
    Por vuçiçi lëkë me dore të vetë apo tërthorazi nuk ka fakte të ketë dhënë tek buzhala dhe mirena.
    E verteta eshte që ka një korrupsion transnacional ku duket qartazi qe buzhala e mirena janë pjese e ketyre qarqeve.
    Më vjen keq që deputet e VV u peshkuan nga ky lajm . Duhet të jenë më tëkë kujdesshem me plehra si buzhala mirena rama alex sorros dhe vuçiç.

    Kjo gjë as që mund të mendohet në shqipëri.
    Zoti komentues i listes ka shumë të drejtë me listën e tij që zgjatet çdo herë me shumë me personazhe bastarde të ramkazanmedias të shqipërise.

    Për bushatin ka një pyetje në lidhje me mediat amerikane dhe ato europiane, si e sheh gjendjen e mediave sot? Sidomos për aktorët kryesore, nyt ap, reuters,the times, cnn msnbc abc npr fox etj??
    Duke vazhduar me rrjetet me superndikim ne informim si google, facebook, apo dhe x, etj?

    Busulla ka kohë që është prishur…

  4. Hihihi, dhiz iz a mirakull ov fridhem ,ov liri demokracia ne Kosove .Kete parrulle te doktorit edhe analistave qe I sherbejne doktorit ne Shqiperi,duhet ta perdori Albini edhe analistat e Albinit ne Kosove,hihihi .

    1. YMËR ME KE ISHE NË PUSHIME SIVJET ? Haahh ahaahah
      OR YMËR SI TË MBANË GOJA ËRE MUTI NUK KA NJERI NË PLANET E CILA TË OFROHET AFËR SE E QELBË FARE

  5. KADRI YMËRI MË NJE ËRE MUTI QË NXJËRRE NGA A THUA KA DIAHRREA NE GOJË thotë:

    YMËR KUR E KE FUTUR KARIN NË PIDH PER HERE TE FUNDIT???!!!!!!!!!

    -VETEM SPARTAK NGJELA KA MË SHUME KOHE PA E FUTUR KARIN NË PIDH SE JUVE YMËR,PRANDAJ JENI TE FRUSTRUAR SEXUALISHT DHE JE TERBUAR KEQ FARË

    1. Z.drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t’i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.

  6. Ti po sforcohesh ta sheses si kritike ndaj Edi Rames, por kjo duhet te jete autokritike ndaj kolegeve gazetare ne Shqiperi, qe skane as integritetin me te vogel, gje qe ne Kosove mesa duket nuk e kane humb. Pa po te ishte per Albinin…dhe VV qe mesa duket jane origjina e lajmit te rrem,…ketu jemi njesoj, sado qe ti perpiqesh qe ne kete rast te thuash se Albini eshte me demokrat se Rama, mua me duken njesoj…biles Albini duket te jete me autokrat. Edhe njeher mekatet e shtypit Shqipetar jane me shume mekate te integritetit gazetaresk, sesa te shtypjes qe vjen nga Qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *