• |
ide | kryesore

Berisha: Veliaj i përfshirë në skandalin e makinave me qera

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në tubimin e radhës për njerëzit e mbledhur pranë banesës së tij këtë të hënë, Berisha tha se Veliaj është përfshirë në një tjetër skandal korruptiv. Sipas tij kreu i bashkisë së kryeqytetit ka organizuar një tender për marrjen e makinave me qira në një shumë marramendëse prej 2.7 milionë euro.

“Nuk ka krim më të shëmtuar ekonomik se ky. Të marrësh me qira 2.7 milionë euro makina me një çmim më të madh se sa t’i blesh ato të reja, do të thotë të vjedhësh të paktën 70% të atyre parave, në një kohë kur ju garantoj ju se përveç të zgjedhurve, nuk do ketë njeri veturë shtetërore.

Asnjë njeri nuk do mund të ketë veturë shtetërore përveç të zgjedhurve, të votuarve nga qytetarët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Harrojeni o kolltukofagë se do mund të uleni në vetura të paguara nga qytetarët shqiptarë. Asnjë!” – tha Berisha.

“Në vitin 2009, i hoqëm për të gjithë administratën qendrore, me një vendim qeverie kursyem 46 milionë euro. Zyrtarët vinin në punë. Për çdo shërbim u paguhej qindarkë për qindarkë nafta ose u paguheshin dietat. Dhe administrata funksiononte pa asnjë pengesë, por nuk funksiononte si shushunjë.

Të marrësh sot 2.7 milionë euro vetura me qira për hajdutët e bashkisë është krim, është ndëshkim për qytetarët shqiptarë. Vetura që i përdorin për të vjedhur naftë nga mëngjesi gjer në darkë me taksat e shqiptarëve. I përdorin për qëllime personale nga mëngjesi gjer në darkë, për udhëtime në Shqipëri dhe rajon, duke shtuar vjedhjen, varfërimin e qytetarëve shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Opozita denonco, keta vjedhin akoma me shume, sa me teper denonco opozita si per inat

    keta vjedhin edhe me shume. E cu pa. Me mire mos ta dime, dmth mos ta dime konkretisht

    se per ta ditur e dime qe bashkia, qeveria , ne cdo hallke te tyre nga i pari deri tek i fundit

    vetem vjedhin, vjedhin, vjedhin dhe populli vetem ik, ik ,ik duke u lene terren te lire hajduteve.

    Keta nuk kane frike ligj as kushtetute,as SPAK qe u ve kapak vjedhjeve te tyre, as popullit

    qe mendjen e ka vec per te ikur ama opoziten as nuk e pjerdhin fare, po fare ama.

  2. Z.drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t’i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *