• |
ide | kryesore

Përveç dy të vrαrëve, në Velipojë u plαgos edhe kamerieri i lokalit

Arkiva, Lajme, Të fundit
velipojë



Dy të rinj mbetën të vrαrë mbrëmjen e së hënës në Velipojë. Rreth orës 21:00 u qëllua me αrmë ndaj 22-vjeçarit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmit, 33 vjeç. Ata u transportuan në spital të plagosur, por më pas ndërruan jetë duke mos përballuar dot plαgët e marra.

Autorë të krimit janë identifikuar dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku. Nga plumbat mbeti i plagosur edhe kamerieri i një lokali i identifikuar si Zyber Zagradi. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Mjekët thanë se Ishmi ishte qëlluar me 3 plumba ndërsa Hoxha kishte 2 plumba.

Të dy ishin goditur në pjesën e gjoksit dhe të barkut. Pasi hapën zjarr vëllezërit, pronarë të një hoteli u larguan me vrap. “Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli, Eduard dhe Gëzim Frrokut. Shkak ka qenë një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Po punohet për kapjen e personave të dyshuar’ – tha për mediat Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 28 qershor ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasur një konflikt me kushëririn e tij, kamarier në lokal. Pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, Ishmi hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *