• |
ide | kryesore

Plagòset një i moshuar në QSUT

Arkiva, Lajme, Të fundit
Foshnja humbi jetën në spital, prindërit kallëzim në Prokurori për drejtoreshën e QSUT-së



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Një 61-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një pavioni duke mbetur i plagosur.

Mësohet ai është familjar i një pacienteje në këtë spital.

Siç bëhet e ditur, 61-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po hetohet për zbardhjen e rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *