• |
ide | kryesore

Plagòsja në Komunën e Parisit/ Policia: Autori është një prej nesh (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, policia



Erion Goxharaj është autori i plagosjes së 45-vjeçarit në Tiranë. Ai është punonjës i policisë së Shtetit.

Goxharaj pasi ka plagosur në trotuar Loren Kostën, është larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa po hetohen dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Detaje nga policia: 

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *