• |
ide | kryesore

Plagosja tek Komuna/ Tonin Vocaj: Polici mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vocaj



Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit.

Vocaj i ka bërë thirrje autorit, efektiv policie, që të vetëdorëzohet. Ai tha se probabiliteti më i madh është që autori të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Sipas tij, plagosja ka ndodhur për arsye banale.

“Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka.

Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet.” – u shpreh Tonin Vocaj.

Lexo më tej: Plagòsja në Komunën e Parisit/ Policia: Autori është një prej nesh (VIDEO) 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *