• |
ide | kryesore

Video/ Elbasani eviton humbjen në debutim: Lulaj i përgjigjet Prençit e i heq fitoren Skënderbeut

Sport, Video
Elbasani



Elbasani markon rikthimin në Superiore me një pikë në transfertën e Korçës. Skuadra e drejtuar nga Bordin barazoi 1-1 përballë Skënderbeut, duke evituar humbjen vetëm 9 minuta nga fundi. Lulaj iu përgjigj Prençit në një rivalitet kapitenësh që vendosën ndeshjen, e ekuilibruar ashtu si edhe rezultati.

Lëvizjet në merkato kanë dhënë efektin e tyre, por Gvozdenovic arriti gjithësei të ndërtojë një skuadër kompetitive, duke testuar menjëherë të sapongjiturit nga Kategoria e Parë. Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, në pjesën e parë. Kapiteni Prençi goditi saktë me kokë, pas harkimit nga këndi nga ana e Jurit në minutën e 16′. Elbasani e ndjeu goditjen, por u mundua të bëjë lojën e tij dhe të reagojë.

Trajneri Bordin pasi pa Ze Gomes të ndalet nga traversa në minutën e 24′ dhe Grecën të impenjojë Alian në fundin e pjesë së parë bëri edhe lëvizjet e tij. Hasani e Gjoni morën vendin e Qaqit e Melos, por barazimin e ktheu në minutën e 81 Lulaj. Një pikë që vlen për të dy ekipet, ndërsa në sfidën e ardhshme, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Elbasani pret Teutën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *