• |
ide | kryesore

Video/ Shi i rrëmbyeshëm, pretendime për penallti e karton i kuq: Laçi e Tirana barazojnë mes polemikave

F1, Sport, Video
Laçi



Laçi dhe Tirana barazuan 0-0 në ndeshjen e tyre të parë në kampionat. Në shtëpinë e kurbinasve u luajt një ndeshje nën nivel, edhe pse rastet për shënim nuk munguan. Bardheblutë e Shkëmbit shkuan më pranë suksesit, në një ndeshje që pati polemika për pretendimet për penallti, në një fushë që u bë e vështirë nga shiu i rrëmbyeshëm.

Laçi priti të studionte forcën e kundërshtarit përpara se të ndërmerrte ndonjë aksion interesant. Tirana e transformuar në merkato, por e testuar në Europë, e mori gradualisht kontrollin e lojës dhe në dy raste u shfaq rrezikshëm me Bajrovic. Asnjë problem për portierin Dajsinani, i kujdesshëm në një pjesë të parë që dhuroi pak emocione.

Në pjesën e dytën skuadrat luajtën më hapur, duke tentuar të gjejnë golin, por më pranë ishin bardheblutë. Bajrovic e Jonuzi frikësuan bardhezinjtë, por Dajsinani ishte i pakalueshëm, duke mbrojtur portën dhe rezultatin. Sidoqoftë, episodet e diskutueshme nuk mungojnë. Në fillim kurbinasit që pretenduan 11 metërsh në minutën e 48′ kur Isuf pengoi Bajramaj e pastaj Tirana kur Haxhiu pretendoi penalltinë por u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

Lexo më tej: Prokuroria çon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin Refik Halili

Në fund pastaj, Melon e tradhëtuan nervat dhe bëri një gjest anti-sportiv ndaj tifozëve të Tiranës, duke u ndëshkuar me karton të kuq nga Ferataj. Një veprim që nuk ndikoi në këtë ndeshje, por do ti ndalojë brazilianit të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme. Laçi konfirmohet një fushë problematike për Tiranën që sezonin e kaluar nuk fitoi asnjëherë e ku me sa duket do ta ketë përsëri të vështirë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *