• |
ide | kryesore

Zbardhet vrαsja e dyfishtë në Velipojë, 2 vëllezërit hapën zjαrr dhe ikën me vrap

Arkiva, Lajme, Të fundit
Velipojë



Dy të rinj të vrαrë dhe dy vëllezër në kërkim. Ky është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë të Shkodrës. Ishte ora 21:00 kur 22-vjeçari Arsid Hoxha,  dhe Ersild Ishmi, 33 vjeç janë qëlluar me armë nga dy vëllezërit e identifikuar nga policia si Eduard dhe Gëzim Frroku. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si stacioni i autobusëve pranë një lokali. Pasi hapën zjarr vëllezërit u larguan me vrap. 

Dy të plagosurit u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, por më pas u raportua se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit. Policia thotë se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Megjithatë mediat raportojnë se mes viktimave dhe dy vëllezërve ka pasur një konflikt 3 javë më parë në zonën e plazhit në Velipojë.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm dhe po vijon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

“Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli, Eduard dhe Gëzim Frrokut. Shkak ka qenë një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Po punohet për kapjen e personave të dyshuar’ – tha për mediat Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 28 qershor ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasur një konflikt me kushëririn e tij. Pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, Ishmi hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *