• |
ide | kryesore

Zbulohet letra që mësuesi amerikan la pas vrαsjes së gruas së tij në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Një krim horror tronditi kryeytetin këtë të hënë. Një shtetas amerikan vrαu gruan duke e mbytur me litar, dy qentë e tyre dhe më pas u vetëvαr. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata jetonin me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Bëhet fjalë për shtetasin amerikan Matthew Janes Wertz, 55 vjeç i cili punonte si mësues në Tiranë në një gjimnaz privat. Bashkëshortja e tij është identifikuar si Saragih Indah Lilis Sartika, me origjinë nga Indonezia.

Mësuesi amerikan nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit. Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike. Policia gjeti fillimisht trupin e mësuesit dhe më pas edhe atë të bashkëshortes së tij.

Mësohet se 55-vjeçari kishte lënë edhe një letër lamtumire për babain e tij. Në letrën drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Autoritetet thonë se janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem. Kolegët të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë vënë re ditët e fundit. Paraprakisht besohet se gjithçka ka ndodhur në kushte të depresionit. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *