• |
ide | kryesore

Çfarë dimë deri tani 800 ton mbetje, që po kthehen në Shqipëri

Kryesore, Lajme



Qeveria shqiptare gjendet në mes të një skandali me përmasa të jashtëzakonshme, kur qindra ton mbetje industriale janë nisur drejt Shqipërisë, pasi përpjekja për t’i futur fshehurazi në Tajlandë ka dështuar.

Dy anijet në pronësi të kompanisë Maersk u nisën në fillim të korrikut nga Porti i Durrësi, me kontenierët që mbanin rreth 816 ton mbetje brenda tyre.

Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, ndërsa Tajlanda vitet e fundit është parë si një venddepozitimi të ngarkesave të ngjashme nga shumë vende më të zhvilluara.

Kompania e transportit Maersk ka thënë se nuk ishte në dijeni se çfarë ngarkëse kishin brenda kontenierëve në Durrës.

As qeveria tajlandeze nuk ishte informuar për llojin ngarkesën që mbartnin dy anijet. Sapo u njoftuan, autoritetet tajlandeze ndaluan futjen e anijeve.

Çfarë po ndodh tani me dy anijet?

Anije e kompanisë Maersk, e ngarkuar me kontenieret me mbetje
Anije e kompanisë Maersk, e ngarkuar me kontenieret me mbetje

Dy anijet e ngarkuara me mbetje të dëmshme, janë ngarkuar njëra me 60 kontenierë, tjetra me 40 kontenierë. Anija që udhëheq quhet Maersk Campton dhe ishte e ngarkuar me 40 kontenierë. Ajo mbërriti e para në Singapor dhe i shkarkoi kontenierët në datën 18 gusht. 40 kontenierët do të ngarkohen në anijen me emrin MARIA SAVERA që do t’i transportojë drejt Italisë. Më pas një anije tjetër do t’i kthejë në Durrës.

Anija e dytë me 60 kontenierë, e quajtur Maersk CANDOR ka rezultuar jashtë radarëve që nga data 9 Gusht, një kohë relativisht e gjatë dhe pritet të mbërrijë në Singapor në datën 24 Gusht.

Llogaritet që të dyja anijet të jenë në fund të shtatorit në vendin e origjinës, pra në Shqipëri.

Kush e zbuloi skandalin?

Sinjali i parë për transportin e mbetjeve të dëmshme drejt Tajlandës e dha Basel Action Netëork (Rrjeti i ndërveprimit të Baselit) një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i organizatës është pikërisht zbulimi i operacioneve të tilla, si ai që ka nisur nga Shqipëria, ku kompanitë e mëdha depozitojnë mbetjet e dëmshme në vende të pazhvilluara. Rrjeti i ndërveprimit të Baselit thotë se synon t’i japë fund tregtisë toksike, pasi Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike.

A ishte në dijeni qeveria shqiptare?

Në një prononcim për median amerikane Bloomberg, qeveria shqiptare ka drejtuar gishtin drejt kompanive turke që operojnë në ish-metalurgjikun e Elbasanit, por nuk ka pranuar asnjë bashkëpunim me to.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë nuk kishte dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, sipas zëdhënësit Erjon Uka. Forcat ligjzbatuese shqiptare po kryejnë hetime me Zyrën Kundër Mashtrimit të Bashkimit Evropian për “rrethanat dhe të gjitha lidhjet logjistike që kanë kryer këtë transport të dyshuar nga Evropa në Azinë Juglindore”, tha ai.

Mbetjet dyshohet se vijnë nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë një kompleksi metalurgjik në Elbasan, pranë Durrësit, citohet të ketë thënë Erion Uka.

Gjasat janë që qeveria shqiptare ka mbyllur një sy për eksportin e mbetjeve nga Porti i Durrësit. është e pamundur të ngarkohet një sasi prej 816 ton materialesh të çfarëdo lloji qofshin, pa dhënë informacionet përkatëse për inspektorët e doganës.

Për më tepër, pak ditë para se skandali të bëhej publik, Rama largoi nga detyra drejtorin e atëhershëm të portit, Pirro Vengu duke e promovuar si ministër të mbrojtjes. Me emërimin si pjesë e kabinetit të Ramës, Vengu mbetet jashtë hetimit të prokurorisë së Durrësit për këtë çështje.

Skandali nuk mbaron me kaq

Kjo nuk është ngarkesa e parë me mbetje të dëmshme që del nga Shqipëria dhe refuzohet nga një vend tjetër. Janë 115 kontenierë të tjerë që kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe janë braktisur në Kinë. Ishte Kapitali.al që raportoi sot se kjo ngarkesë e dytë është nisur në prill të këtij viti nga Shqipëria drejt Kinës dhe përmban 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa mbahet e bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinë.

Në një letër që Rrjeti i Ndërveprimit të Baselit i ka dërguar autoriteteve portuale të Singaporit kërkohet analizimi i menjëhershëm i materialeve që kanë anijet e nisura nga Shqipëria, në mënyrë që të ketë prova të pakontestueshme për aktivitetin e paligjshëm.

Po ashtu, Rrjeti i Baselit kërkon që edhe 115 kontenierët e bllokuar në Kinë të kthehen menjëherë në Shqipëri, ashtu siç po veprohet me 100 kontenierët e parë.

Duke u njohur me përmasat e skandalit, mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare. A do të ndëshkohen kompanitë private për mostrajtimin e mbetjeve, apo eleminimi i tyre do të bëhet në dëm të ambjentit dhe qytetarëve shqiptarë?/Lapsi.al


19 Comments

  1. Te shkarkohen ne Surrel .
    Kemi dhe konteinera me MUT NGA BE PER NE SHQIPERI , ta kthejme vendin ne HALE BOTERORE , E qelbet gjithe boten , ju bie era Mut.
    Kur vijme ne Rinas eshte per te perdorur kundragas.

    1. POPULLIT SI MBETI TJETER VETEM TRJU KERKOJ SHPJEGIME FISIT KOMUNIST PER AKTIVITETIN E TYRE QE SI POPULL I PAFAJSHEM QE NUK JEMI PYETUR PER ASGJE ,DHE SPYETEMI PASI SI KEMI ASKUJT BORXH QE ME DOREN TON I KEMI MARR DIKUJT APO JEMI DAKORTESUAR ME DIKE KEMI TE DREJTEN PER SHPJEGIM TE GJITHANSHEM PER AKTIVITETIN TUAJ , KUSH JENI KUSH JU SOLLI PER CFAR JENI DHE KUJT JU SHERBENI ,NDRYSHE ,KENI DY GJERA BOTES TI THEMI PER CDO PRETENDIM NDAJ NESH SI POPULL URDHERONI KAPNI KETO QE FLASIN NE EMRIN TON DHE NE MEZIN TON SKENI SHANCE ME TE QENDRONI MARRSH ZHDUKUNI VET O SHTET AGJENTURASH SA SKEMI VEN DOR SI POPULL ME HAK KUNDER JUSH SE JU ASHTU SI U NGRITET NDAJ MASES SE GJER IMPONONI MASES SE GJER TJU ZBRESIN ,I FTOJ GJITHA STRUKTURAT E SHTETIT TE REFLEKTOJN NGA LART POSHT , QE TE TREGOJN QE JAN KUNDER PADREJTESIS DHE SPAJTOHEN ME TE OSE VALA REFLEKTIMIT URREJTJES HAKMARRES ME TE DREJT DO TI PERFSHIJN TE GJITH LOJA MBAROJ TREGUESIT E ZHVILLIMIT JAN EKSTREM PA MBARUAR NJE POSHTERSI FILLON NJE TJETER NGA KY FIS PSE JAN TE PANGAPUR NUK JU KEMI GJE BORXH ,DO TA SHIHNI QE KETO KIMIKATE DO DALIN TE HUAJA JO PRODUKT SHQIPTAR TANI PO LUHEN LOJRA NGA TE PADEGJUARAT NE EMER TE SHQIPTAREVE ,KETE SNA PRANON NDERGJEGJA ,MORALI TA PRANOJM STOP TASHME PER JU KA NJE LLOGARI TE GJER QE PERFSHIN NJE SHEKULL SEJCILI PJESEN E VET ,IKNI VET MOS NA VINI NE PIKEN JET APO VDEKJE SE DO DIGJENI SI MIJET NE KURTH

    2. U mor vesh qe kontinieret vinin nga Kosova apo akoma jo? Artikulli gjith helm i lapsit do i drejtohet tani Albin Kurtit per “permasat e jashtezakonshme te skandalit”?

    1. KY POPULL NUK DO PRANOJN KURRSESI QE ATO METURINA TE FUTEN NE TOKEN TON TE NA NDOTIN UJIN QE PIM AJRIN QE MARRIM DHE FRUTAT QE HAM KJO ESHTE E PAPRANUESHME PATOLERUESHME ESHTE KATASTROF KJO ESHTE PER TU MBLELLUR O,KBEJA DHE DISKUTOJN PER KORRUPSIONIN SHQIPTAR QE NGA COPTIMI ETNIK DHE DERI TANI KUSH PO E LOT KET LOJ MIZORE KUNDER NJE KOMBI TE PAFAJSHEM DHE ZGJILLUR NJEHER E MIR DUKE I TERHEQUR MBRAPSHT KETO KUKULLA SHERBETORE TE TYRE NJE GJE ESHTE E SIGURT OSE TI TERHEKUN VET OSE KAN PER TI PERCJELLUR KY POPULL NJE NGA NJE PER NE BANESEN E FUNDIT

    2. Migjeni
      Poema e Mjerimit

      Kafshatë që skaperdihet asht, o vlla, mjerimi/ kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi/ Kur shef ftyra të zbehta edhe sy të jeshilta/ që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duar e mpita/ edhe ashtu të shtime mbrapa teje mbesin / të tanë jeten e vet derisa të vdesin./ E mbi ta n’ajri, si në qesendi,/ therin qiellën kryqat e minaret e ngurrta, / profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta/ shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndjen tradhti.

      Mjerimi ka vulen e vet të shëmtueme; / asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; / balli që e ka, sytë që e shprehin,/ buzët që më kot mundohen ta mfshefin-/ janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, / të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës/ mbi te cilen hangri darkë një qen i pamëshirshëm/ Me bark shekulluer, gjithmon i pagishëm./ Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele, / zhele fund e maje, flamujt e një shprese/ të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

    3. Zonjës Arta Llazari, Gjyqtarja e shkallës së parë Shkodër.
      Të pranishëm,sekretarja, avokatja mbrojtjes Zonja Valbona Pecaj. Dhe me daten 5. 10 . 2023, është marrë vendimi për ndarjen e martesës me Enkelejde Begeja.
      Ligji shqiptar, sipas avokatës, perjashto rast vdekje. Gjyqtarja duhet të kishte shpallur vendimi pas 30 ditëve; afatë, nga dita e gjykimit.
      Na bani me dijeni per sa kohë e mjaftueshme per Zonjen Llazari, vendimi. Pastaj avokatja ndjekë proceduren . Për tu ndarë nga Zonja Enkelejde. Pasi ajo nuk dihet ku ndodhet nga viti 2019.

  2. Ca behet ne kete vend?
    Nuk pret dita diten per skandalin e radhes?
    Kalojne qindra tone mbetje helmuese dhe “shteti” I rilindjes nuk din gje???
    O te qifsha shtetin e ripjerdhur.

  3. Kush ka ngrene kumblla pas jraheve do denohet. Mos e ngaterroni liderin e madherishem me keto gjera te vogla.

  4. Edhe pse dardhat , mollet e kumbullat i ka mbjelle me doren e tij , i ka vaditur e prashitur vete , i keput dhe i shperndane po vete , i gjati ine prape nuk ka dijeni se faj jo se jo . Dalin nga porti me mijera tonelata plehra dhe asnje nuk dine gje , pale thone se kane dale pa dijenine tone . Tani edhe per mbetjet toksike i gjati ine prape nuk ka dijeni dhe nuk mbane pergjegjesi . Lind pyetja , kur dilkan me mijra tonelata nga porti , kur ketu hyne dhe del pa dijeni si derri edhe dosa athere sa plehra te tilla edhe me te rrezikshme mund te hyjne e te dalin nga ky kete vend “pa dijenine tende” ?

    Vjedhjen qe i ke bere ketij kombi nuk ja kane bere te gjithe pushtuesin nder shekuj te marre se bashku .
    Degradimin qe i ke bere vendit dhe shoqerise nuk ja kane bere nder shekuj te gjithe pushtuesit e marre se bashku . Tani edhe helmimi na kishte ngel pa provuar edhe pse vite me pare tentove . Nuk na le adhap pa na dhene o plehre e gjate .
    Ti je mallkim per kete vend o i gjati ine , Largimi yt me çdo mjet e menyre eshte domosdoshmeri . Denimi dhe degjenerimi i yt dhe i seres tende eshte detyre kombetare per çdo shqiptar qe i thote bukes buke dhe ujit uje .

    1. E mbrojn jeniceret e perendimit or bab. Lufta me kte esht luft me sivellzrit maksarej te perandoris perendimit. Me e ligjt esht lidh i ligu dobici yn

  5. cfare bejne shqipetaret? vjedhin , grabisin , mashtrojne e vrasin njeri-tjatrin. cfare burrash trajma na kasa pas Shqiperia ore

    1. Historia e mbetjeve toksike me kujton Filmin Komisar Katani,nje personazh si Espinoza,ku iden si Edi Rama sot perdor kete biznes i cili mbart shume,po shume para !
      ESPINOZA ISHTE PERSONAZH I RREZIKSHEM I MAFIAS KESHTU QE EDI RAMA ESHTE RREZIK GLOBAL DHE MAFIA SORROSIANE E AMERIKANE JANE FATKEQESI BOTERORE !
      MBETJET E TIJ TOKSIKE PAS ARMEVE KIMIKE JANE NJOLLE E FRIKSHME PER KETE VEND TE NDYRE QE E KA KTHYER EDI RAMA NE NJE VEND KRIMINAL !!!!
      E GEZOFSHI TE DHJERE SHQIPTARE KETE PERBINDESH,KURRE MOS UA NDAFTE TE KEQEN QE MBART SI NJERI NE SHPORTIN E TIJ PREJ BIRI I VRASESIT GJAKFTOHTE KRISTAQ RAMA.

      1. Me mafioza ne krye jemo kthy krejt si vend ne vend kriminal. Po ska gje. Bota udhehiqet nga vende njelloj e me shum kriminale se neve.

        1. Në këtë aferë me pa tjetër është brënda Ndrageta.
          Janë “mjeshtra “të sektorit plehrave djegsave!!! Sigurisht në bashkëpunim me ortakun Rama!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *