• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si nisi sherri që la 2 viktima në Velipojë

Arkiva, Lajme, Të fundit
velipojë



Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën nacionale Shkodër – Velipojë, përballë hotel “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës).

Viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur mesditën e 28 qershorit të këtij viti në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku.

Ora News ka publikuar pamjet e sherrit të regjistruar rreth dy javë më parë, nga ku nisi gjithçka. Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.

Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjeçari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Siç shihet edhe nga pamjet, (VIDEO KETU) si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua. /Marrë nga Ora News


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *