• |
ide | kryesore

FOTO/ Këta janë dy vëllezërit Frroku që kryen vrasjen në Velipojë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vëllezërit Frroku, autorë të krimit në Velipojë



Personat në foto janë dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel “Holiday’ kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç.

Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve.

33-vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment, pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotelit.

Më 14 korrik, Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33-vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezërve Frroku, ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.


5 Comments

  1. Po cfare arresti shpie kur ka pasur arme. Ky “ne arrest” ka shkuar t vrase perseri. Duhet kthyer denimi me vdekje per keta bandite, ndryshe ky vend iku per lesh. Ne qe mbetem jashte do punojme per te ushqyer ata brenda

  2. Nuk mund të jetohet në Shqipëri!! Të vjen tjetri të kërcënon për të vrarë për një keqkuptim dhe sigurisht instikti i mbijetesës të bën dhe vrasës. Nuk ma do mendja që këta dy vëllezërit të jenë kriminela duke pasur aktivitet e duke pa punën e vet. Por ja që ka tipa që dinë vetëm të kërcënojnë,të grabisin, të vejnë gjobë e pastaj më keq akoma të vrasin si të ndjerin në Pogradec!!!

  3. Keta duhet te dalin te pafajshem per vetmbrojtje. Ne amerike po vajte tek shtepia apo prona tjetrit ta numerojne ne balle pasi te gjithe kane arme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *