• |
ide | kryesore

Konfliket me armë, 6 viktima dhe disa të plagosur në 24 orët e fundit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Seria e vrasjeve dhe plagosjeve që përsëritet vit pas viti gjatë ditëve të nxehta të verës, nuk ka munguar as këtë vit. Krimet brenda familjes në Tiranë, përplasja me armë në Velipojë dhe disa vrasje për konflikte pronash kanë shtuar klimën e pasigurisë, duke rikthyer problemet me sigurinë dhe rendin. Në më pak se 24 orë numërohen 6 të vrarë dhe disa të plagosur.

Vrasje në Memaliaj

Mëngjesin e të martës është mësuar për viktimën e radhës në Memaliaj. Bëhet fjalë për një të moshuar që është qëlluar me thikë dhe është hedhur më pas në përrua. Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje, por policia konfirmoi se viktima është vrarë në fshatin Zhapokik dhe më pas është hedhur në përrua.

72-vjeçari Faik Ajdini kishte humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh, por u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm. Në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.

Përplasja me armë në Velipojë

Vëllezërit Frroku, autorë të krimit në Velipojë
Vëllezërit Frroku, autorë të krimit në Velipojë

Dy të rinjtë, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi mbetën të vrarë në një përplasje me armë në Velipojë. Viktimat shkuan në hotelin e dy vëllezërve, Eduard dhe Gëzim Frroku pas një konflikti që kishin pasur dy muaj më parë.

Dy vëllezërit Frroku ishin përpjekur ta zgjidhnin konfliktin duke thirrur policinë, por pas arrestimit të Ersild Ishmit për armëmbajtje pa leje, ky kishte dalë nga burgu për dy ditë. Familjarët fajësojnë prokurorët dhe gjykatësit që e lanë të lirë të riun, që duket se është rikthyer në hotelin e vëllezërve Frroku, që kësaj radhe e pritën të armatosur.

I plagosur në këtë ngjarje dhe më pas u arrestua kamerieri i hotelit, Zyber Zagradi nga Dibra.

Vrasja makabër në Tiranë

Profesori amerikan Mattheë James ëerzt duket se ka pasur një jetë të dyfishtë në Tiranë. Gjatë paradites, jepte mësim në një shkollë private, ndërsa pas punës duket se i është dorëzuar veseve të tij që e kanë çuar drejt aktit makabër të vrasjes së bashkëshortes dhe të vetes.

ëertz la një letër ku shkruante se nuk ia kishte dalë të përballonte veset, bashkë me një shumë parash për shlyerjen e borxheve. Gjithsesi, raportimet tregojnë edhe për çrregullime të tjera në sjellje, pasi prej 10 vitesh gruaja e tij nga Indonezia mbahej e izoluar në shtëpi dhe nuk e njihte Tiranën. Amerikani vrau edhe dy qentë e tij me shkop bejsbolli dhe më pas i dha fund jetës.

Polici qëllon me armë të dashurin e gruas

Fatmirësisht, Lorenc Kosta ia ka dalë t’u mbijetojë 5 plumbave që i ka qëlluar polici Erjon Goxhara në lagjen “Komuna e Parisit” në kryeqytet. pShkak për këtë ngjarje është bërë lidhja intime që kishte Kosta me gruan e policit.

Vrasja në Mirditë

Një person në Mirditë, Frederit Radi u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në fshatin Lajthizë të Mirditës. Ai mësohet se është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti për kullotat në këtë fshat. Trupi i pajetë i tij u gjet nga vajza.

 


6 Comments

  1. Shteti ka ik me pushime me kohe. Tek e fundit aq ore ka dita, o do i harxhojne me vjedh (per kete duhet ta pranojme se kane boll fantazi, deshire e perkushtim) o me bo ndonje pune

  2. Shteti I bandave, droges, hajduteve qeveritare dhe vrasesve.
    Albanistani rilindur – vertet qe s’paskemi pare gje akoma!!!

  3. ne rastin e cunave nga velipoja duhet gjetur edhe kush e liroi ate tipin me arme pa leje. se ketu fle lepuri pse behet vetgjyqesi ne kete vend. duhet pastruar policia/drejtesia nga kriminelat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *