• |
ide | kryesore

Nga dyshimi për tradhtinë te kërkesa e divorcit, detajet e reja të plagòsjes tek Komuna

Arkiva, Lajme, Të fundit
detajet



Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku një polic i policisë kufitare plagosi rëndë një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje është Erjon Goxhara, i cili së fundmi ka punuar si polic kufiri në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë.

Sipas gazetarit Çelmeta ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të autorit me 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili punonte në ERE dhe kishte një marrëdhënie pune me bashkëshorten e Goxharës.

Dyshohet se konflikti ka lindur nga një tradhti e partneres së policit me Kostën, çka ka sjellë një krizë në marrëdhënien e çiftit dhe kërkesën e partneres për divorcin katër muaj më parë. Ky konflikt ka vazhduar për katër muaj, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Sipas hetimeve, Goxhara dyshohet se ka ndjekur dhe vëzhguar lëvizjet e Kostës, dhe më pas e ka goditur me gjashtë plumba, me 45-vjeçarin që mori 5 prej tyre në këmbë dhe kofshë. Një grup turistik i huaj që ndodhej në zonë i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Lexo më tej: Konfliket me armë, 6 viktima dhe disa të plagosur në 24 orët e fundit 

Pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij dhe nuk është dorëzuar, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Aktualisht, autori është në arrati dhe dyshohet se është fshehur në zonën e malit të Dajtit.

Gjendja e të plagosurit është e stabilizuar, por ai ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të numrit të madh të plumbave që ka marrë.


5 Comments

  1. mos e kane marr me zor ate te shkreten te thote ashtu, se po ta hetojne ate ska si e justifikon pasurine?
    police dogane gjithe jeten.

    Apo nuk mendojme dot keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *