• |
ide | kryesore

Nis rënia e turizmit në korrik, numri i të huajve bie për herë të parë nga pandemia

Lajme, Të fundit
Turist



Ecuria pozitive e turizmit e këtij viti duket se është ndalur në korrik, kur numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend ka shënuar rënie në raport me një vit më parë.

Deri në qershor ritmet e rritjes ishin të kënaqshme, duke regjistruar një total prej 4.5 milionë të huaj, me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që premtonte për një tjetër vit të mbarë turistik.

Të dhënat e fundit të publikuara në rrjetin social Facebook nga Kryeministri Edi Rama tregojnë se totali u vizitorëve të huaj në 7-muaj arriti 6.3 milionë. Pra në muajin e 7-të të vitit në vendin tonë hynë 1.75 milionë shtetas të huaj me një rënie të lehtë prej 1 për qind në raport me korrikun e një viti më parë, kur u regjistruan 1.77 milionë shtetas. Kjo është hera e parë që nga pandemia e COVID-19 në vitin 2020 që korriku nuk regjistron rritje.

Panorama e shifrave qartëson deri diku edhe shqetësimin që shprehën në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut turoperatorët dhe strukturat akomoduese në vend të cilat raportonin se  ecuria ishte më pesimiste se një vit më parë dhe sesa lakohej nga qeveria.

Për këtë sipas tyre kishte tre arsye.

E para rritja ekstreme e çmimeve në disa rajone apo subjekte të izoluara që ndikoi negativisht perceptimin e përgjithshëm për gjithë bregdetin. Në disa raste çmimet e shezloneve ishin të barabarta me çmimin e një dhome hoteli teksa të huajt që një vit më parë kishin pushuar në Shqipëri, këtë vit janë përballur me rritje çmimesh që në syrin e tyre nuk e bënte më Shqipërinë ekonomike çka ka sjellë anulime (kryesisht italianët).

Së dyti tipologjia e turistëve këtë vit ndryshoi dhe turoperatorët raportuan për një dyndje e turistëve të rinj dhe në buxhet (turistë të rinj që shpenzojnë në minimum). Këta të fundit shpenzojnë kryesisht vetëm në akomodim (edhe ky sa më ekonomik) dhe limitohen në maksimum nga konsumimi i produkteve dhe shërbimeve të tjera turistike. Janë turistë që nuk frekuentojnë baret dhe restorantet por supermarketet dhe fast food.

Së treti largimi i një pjese të shqiptarëve të Kosovës në destiacione të reja si efekt i liberalizimit të vizave. Kjo ishte diçka e pritshme pavarësisht se sipas të dhënave zyrtare sërish shtetasit nga Kosova kanë qenë më rritje në janar-korrik 2024.

Qeveria pranon se ka një rritje mbi 22 për qind por që kjo nuk përputhet me deklarata e turoperatorëve që nënvizojnë se ka një rënie në strukturat akomoduese në rajonet që janë frekuentuar tradicionalisht prej tyre si Golem, Shëngjin apo Velipojë.

Pavarësisht shifrave të korrikut turoperatorët janë të mendimit se viti 2024 do të jetë një vit turistik më i mirë se viti 2023 me numër vizitorësh në rritje gjatë vjeshtës por sezoni veror në vetvete pritet të jetë më i dobët se 2023-i./ Monitor


3 Comments

  1. Shqiperia eshte pak a shume si Afrika. Te gjithe kane qef te shkojne ta vizitojne, por askush nuk rikthehet me…

  2. Keta regjistrojne cdo hyrje-dalje si turizem vetem per te fryre shifrat, qe pastaj te justifikojne renien e frikshme te Euros. E verteta eshte qe propaganda boshe te jep nje efekt te perkohshem, e hengri kush e hengri vjet, por ajo qe pane e shkruan mbrapa u kthye ne antireklame qe do i demtoje edhe per shume vite te tjera.
    Cmimet jane rritur gjithandej, jo vetem nga disa operatore. Renia e Euros e ka bere kete edhe me te theksuar
    Shqiperia nuk afron asgje jashte dhomes se hotelit, as argetim, as kulture, as aktivitete rekreative apo artistike e madje as higjiene.
    Sherbimi eshte skandaloz, kete vit ka pasur edhe probleme me ujin e dritat ne shume zona. Higjiena le shume per te deshiruar. Cilesia e ushqimit ka rene ndjeshem dhe nuk ka asnje kontroll se cfare hame. Njerezit vijne per te pushuar por nuk bejne dot qetesi nga zhurmat e muzika e larte tallava. Mund te justifikohet ne zona e bare te caktuara, te kufizuara dhe te bera me ate qellim, por jo ne kete shkalle e shtrirje. Nuk mund te kerkosh turista me kete nivel ndotjeje akustike dhe pleherash kudo qe vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *