• |
ide | kryesore

“Nuk nisemi më nga zero, shkojmë në Botëror”: Sylvinho nis gjetjen e lojtarëve të rinj

F1, Sport
Sylvinho



“Ne kemi një skuadër të re dhe kjo është e bukura. Kemi luajtur kundër lojtarëve dhe skuadrave shumë të forta. Të shkosh atje është një luks, për ne ishte çmenduri. Në aspektin personal mësova shumë”. Sylvinho nuk ka pishmane në lidhje me aventurën në Euro 2024 në të cilën Shqipëria e tij doli me një pikë në tre ndeshje kundër Italisë, Kroacisë e Spanjës. Ndoshta mund të ishin marrë më shumë pikë, por në turne të tilla çdo gabim ka kosto: “Çdo gabim të kushton shumë sepse niveli i garës është shumë i lartë. Lojtarët e dinin mirë këtë, që nuk lejohet të gabosh sepse pëson dhe del menjëherë jashtë loje. Është një eksperiencë e madhe edhe për lojtarët. Niveli i përqendrimit ishte shumë i lartë”.

Sidoqoftë, pas asaj performance erdhi rinovimi i teknikut brazilian, që tani ka një tjetër objektiv. Sylvinho, në një intervistë për Klan TV, ka treguar se mirëkuptimi për të zgjatur bashkëpunimin ishte vendosur përpara turneut: “Gjëja më e rëndësishme në atë moment, ishin futbollistët, ishte një komb i tërë, ishin 3 milionë këtu e 10 milionë jashtë Shqipërisë. Për ne si staf është një avantazh të vazhdojmë punën përpara pas një rezultati të mirë. Sot ne nuk nisemi nga zero me Kombëtaren shqiptare. Sot ne nisemi nga më shumë se 50% njohje të ekipit dhe lojtarëve”.

Nëse ishte Europiani i dytë i diskutuar ndonjëherë nga kuqezinjtë, Sylvinho tani dëshiron ta cojë skuadrën për herë të parë në finalet e një Botërori: “Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur. Objektivi i parë është të përmirësojmë skuadrën, të gjejmë lojtarë të rinj”, tha braziliani.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *