• |
ide | kryesore

Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës pasi shiste doza kokaine në lokalet e natës së qytetit bregdetar. Shkëlqim Hasa u vu në pranga në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.

“Shërbimet e policisë ushtruan kontroll në automjetin me të cilin lëvizte 31 vjeçari në rurgën ‘Adria’ në Durrës. Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, të cilat dyshohet se i riu i shet në lokalet e natës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme “, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *