• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti provokues i Vardy ndaj tifozëve të Tottenham bëhet viral: “Unë një Premier, ju… zero”

Sport, Video
Vardy



Jamie Vardy rikthehet në Premier League me Leicesterin e tij dhe menjëherë shkakton polemika. Sulmuesi 37-vjeçar, i cili 8 vite më parë fitoi një kampionat historik nën drejtimin e Claudio Ranierit pikërisht në dëm të Tottenham, debatoi me tifozët e Spurs kur u zëvendësua në ndeshjen e djeshme, në të cilën shënoi edhe një gol.

Vardy, teksa po largohej nga fusha, iu përgjigj tifozëve që e kishin ngacmuar. Sulmuesi i Foxes tregoi, në fanellën e tij, stemën e Premier League të fituar nga Leicester në vitin 2016, duke u tallur me ta: “Ne fituam një, ju nuk keni fituar asnjë”. Në atë moment edhe lojtarët e Postecoglou u sulën kundër tij, por Vardy shkoi në pankinë pa i dhënë asnjë përgjigje.

Lexo më tejVideo/ I pashtershmi Vardy shpëton Leicester: bllokohet në barazim Tottenham

Në stadiumin King Power, rezultati i një ndeshje në të cilën Spurs luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, përpara se të binin ndjeshëm në gjysmën e dytë, ishte 1-1. Porro zhbllokoi sfidën në minutën e 29′, por ishte goli i Vardy në minutën e 58′ që ndezi atmosferën. Sulmuesi veteran i Leicester, sidoqoftë, pickimin më të fortë për tifozët e Spurs e kishte ruajtur te zëvendësimi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *