• |
ide | kryesore

VIDEO nga vendngjarja në Velipojë/ Pronarët e hotelit vrànë me armë dy persona, plagosën edhe kamarierin

Lajme, Të fundit
Velipojë



Lapsi.al ka siguruar video nga vendngjarja në Velipojë ku mbetën të vrarë dy persona mbrëmjen e djeshme. Mësohet se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat. Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha. Dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.

Informacion paraprak:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


6 Comments

  1. SHTETI DHE STRUKTURAT E TIJE JAN AKTIVE ,50 PERQIND SA PER TU DUKUR VETEM PAS KRIMIT PO PARA KRIMIT PSE JO thotë:

    PSE NDOLL KJO ,QE SHTETI TREGOHET AKTIM VETEM PAS KRIMIT, PERGJIGJA SIPAS FAKTEVE ESHTE KJO ,SEPSE PO TE ISHTE AKTIV NE MENYREN E DUHUR ME POLITIKA LIGJE VEPRIME PARA KRIMIT ME HAKUN E DUHUR ,KRIMI ZBRET DREJT xeros KA VETEM GABIME TE QORTUESHME, ateher vjen pytja per cfar na hyn ne pun shteti TA MBAJM ME TAKSA DHE MBI KURRIS SHKAKTARET E KRIMINALIZIMIT ME POLITIKA LIGJE NE DYZIN ME KRIMINEL ,PERDERI SA NUK LUFTOJN ME POLITIKA LIGJE VEPRIME NE KOHE DHE MAS TE DUHUR ,SHKAQET E KRIMIT NE CDO FUSH, POPULL NUK DUHET TA HAM SAPUNIN PER DJATH STOP SHKAQEVE TE BURIMEVE TE KRIMIT DHE KRIMINALIZIMIT POPULLSIS ME AKTOR DHE AUTOR NJERZIT NUK LINDIN KRIMINEL ATO I BEN SUNDUESI ME SUNDIMIN E TIJE MUND TA BEJN NJE POPULL SHEMBULLOR DHE MUND TA BEJN IDJOT

  2. Hotele pa NIPT pa asnje fature tatimore qe vjedhin drita dhe uje qe pushtojne plazhet e qe nuk paguajne asnje lek ne buxhetin e shtetit-kjo eshte Velipoja !

    1. Velipoja ne duar te alabakeve si Sinaloha, shtet me vete brenda shtetit ne duar te Gjokave, Frrojeve , Doshi-ve e kompani..

      1. Perseri Fisi Frroku? Perseri vellezrit Frroku? Po kaq te Forte qenkan keta malok te dal nga thellesia e pyllit? March Hak o zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *