• |
ide | kryesore

BBC i bën jehonë: Ish-luftëtari i UÇK mbahet padrejtësisht në burgjet serbe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të mbahesh në burg për shkak vetëm të një letre anonime. Kështu po i ndodh ish-luftëtarit të UÇK-së Sadik Duraku, i cili ndodhet në burg në Serbi prej muajit prill, kur u arrestua nga autoritetet serbe në kufirin me Hungarinë, të cilin nuk ishte hera e parë që e kalonte për të vizituar familjarët e tij në Kosovë.

BBC i ka kushtuar një shkrim të detajuar rastit të 54-vjeçarit shqiptar nga Kosova, i cili është pajisur prej 2002-it me shtetësinë britanike, pasi mori statusin e refugjatit në 1998-ën në Britaninë e Madhe.

Londra e konsideron të padrejtë ndalimin e tij nga autoritetet serbe, që e akuzojnë për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës së Kosovës. Në mbështetje të tij është angazhuar edhe ministria e Jashtme britanike.

Arrestimi konsiderohet i padrejtë nga autoritetet britanike, pasi akuzat ndaj Durakut janë ngritur vetëm mbi bazën e një letre të një shtetasi serb që pretendohet se jeton në Gjermani me identitet të dyshimtë, vërtetësia e të cilit vështirë të verifikohet, sipas BBC-së.

Duraku, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore, u arrestua më 17 prill, në të njëjtën ditë kur autoritetet serbe vunë në pranga 1 mijë persona të tjerë në një fushatë arrestimesh.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *