• |
ide | kryesore

Berisha: Si u falsifikuan dokumentet për mbetjet toksike që dolën nga Durrësi

Arkiva, Lajme, Të fundit
dumani berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta këtë të mërkurë mbi aferën e trafikimit të qindra kontejnerëve me mbetje të rrezikshme nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Sipas Berishës kemi të bëjmë 100% me “një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme”. Berisha thotë se fillimisht qeveria mashtroi shqiptarët duke deklaruar se ato janë mbetje të kompanisë Kurum që operon në Elbasan, por kjo e fundit ka mohuar të ketë nxjerrë mbetje jashtë vendit.

“Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30-vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit. Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit.

Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme. Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij. Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private” – tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit në krye të këtij operacioni është vetë Rama që ka nxjerrë ministrinë të mashtrojë, ka bërë SHISH të heshtë bashkë me policinë dhe SPAK-un.

“Kush mund të urdhërojë organizatën kriminale të kryesuar nga Dumani të heshtë si fija e barit, para një veprimtarie e cila në ligj dhe në kode, përmban krim të rëndë. Për të transportuar nga Shqipëria, helme, mbetje toksike dhe të rrezikshme, kjo do një grup të tërë.

Kush mund të detyrojë të heshtë Shërbimin Informativ Kombëtar, i cili në ligjin e tij, ndër të tjera ka objekt krimet e rënda të mjedisit. Kush mund të detyrojë të heshtë doganën për mbi 100 kontenierë që u nisën me lëndë helmuese. Kush mund të detyrojë të heshtë Policinë e Shtetit, të heshtë Piro Vengun, autoritetin portual. Asnjë autoritet tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç Edi Ramës, hajdutit të Gjipesë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. dy ose tre persona që izolohen nga aleati i madh. Është Albin Kurti, Sali Berisha dhe Ilir Meta, as Enver Hoxha, diktatori nuk është izoluar hapur nga SHBA, por ka izoluar veten nga frika dhe paranojat e tij. Është evidente që Amerika nuk do të punojë me ta, por dhe i kontrollon hap pas hapi”Po flet personifikimi i njeriut qe quhet salih Krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *