• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, shoku i Laert Haxhiut

Arkiva, Lajme, Të fundit
sezoni, policia, Lezhë



Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhiun. Ai u arrestua në maj 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun.

Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike.

Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020.

Prokuroria e Korçës kërkon nga autoritet Helene, që Firdeus Berberi të transferohet drejt Shqipërisë, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Në dosje evidentohet se Berberi, ka qëlluar 4 herë me armë në drejtim të Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës. Në pamundësi për ta vrarë me pistoletë, teksa Johan Muçllari, ndodhej i shtrirë në rrugë, Firdeus Berberi, e ka sulmuar sërish, por këtë herë me thikë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *