• |
ide | kryesore

Fermin Lopez mes polemikave: sheh Barcelonën në faqe pirate, rrezikon skualifikimin

Sport
fermin



Kampionati ka nisur sërish por ata që triumfuan në Olimpiadën Paris 2024 me Spanjën po shijojnë ende disa ditë pushimesh. Rasti është edhe ai i mesfushorit të Barcelonës, Fermin Lopez, i cili ka munguar në debutimin sezonal kundër Valencias. Sidoqoftë, sulmuesi ka dashur të demonstrojë lidhjen e tij me fanellën në rrjetet sociale, duke postuar foton teksa ndiqte ndeshjen në Mestalla nga shtëpia.

Asgjë të habitshme deri këtu. Por vendimi për ta bërë publike foton e vendosi Ferran Torres në qendër të një stuhie të vërtetë polemikash. Ndeshja e përjetësuar nga fotoja, në fakt, u transmetua nga një faqe pirate. Lopez fshiu gjithçka, por dëmi ishte bërë tashmë.

Polemikat e shumta, që me siguri do t’i kenë prishur pjesën e fundit të pushimeve të tij të merituara, pas impenjimit të tij olimpik, nuk u shuan as kur Fermin Lopez zëvendësoi foton e inkriminuar me një screenshot këtë herë të marrë nga transmetuesi i duhur. Sikleti i vetë Barcelonës dhe La Ligës, të cilat prej kohësh janë angazhuar në betejën kundër piraterisë, mund të sjellë pasoja.

Lexo më tejBarcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

Në Spanjë po diskutohet fort për këtë çështje dhe nuk përjashtohet që kjo ngjarje të çojë në skualifikimin e sulmuesit 21 vjeçar për një ose dy ndeshje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *