• |
ide | kryesore

Flet kreu i organizatës që zbuloi skandalin e mbetjeve në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Netëork ka folur tek Syri Tv për skandalin e mbetjeve toksike që dyshohet të kenë kaluar transit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Sipas Puckett, imazhet satelitore tregojnë se të tjerë kontejnerë presin të kalojnë transit nga Port ii Durrësit. Sipas tij, është kërkuar informacion zyrtar nga qeveria shqiptare për këto mbettje tejet të rrezikshme.

“Na erdhi një letër më 15 korrik dhe na tregoi 4 lloje ngarkesash dhe tonazhi që ishte ngarkuar në Portin e Durrësit. Përputhej me faturat që kishim më parë me tonazhin dhe tipin, përshkruheshesin si pluhur dhe hi, nga mbetjet e çelikut. Janë mbetje të rrezikshme, sinjalizuesi kishte të drejtë. Njoftuam të gjithë autoritetet dhe linëjn e transportit, në atë moment ishin larguar mbetjet nga Shqipëria, në Mesdhe e Itali, deri në Afrikë. I kemi lajmëruar të gjithë vendet për këtë linjë transporti, MAERSK, kjo ra dakord t’i kthente mbetjet në Itali e supozohet të kthehen edhe në Shqipëri. Njoftimi na erdhi më 15 korrik, u njoftuam se ngarkesa ishta larguar dhe kishte dalë nga porti e ishte në Tajlandë. Kontaktuam qeverinë shqiptare dhe na tha se s’kishin informacion e s’kishin marrë informacion as nga eksportuesit. Që në atë kohë Shqipëria s’na ka kthyer përgjigje të rregullt, dhe ne duam të dimë si po shkon hetimi, të bëjnë analizat çfarë ka në ato kontejnerë. Besojmë se ka pirgje të tëra në port.

115 kontejnerë kanë shkuar në Kinë në fillim të vitit. Mbetet në dyshim, mendojmë se është operacion i rregullt që hyjnë aty. E kontrolluam me google earth dhe pamë ngarkesa të ngjashme me ato të sinjalizuaesit. Mendoj se ka pirgje të tjera, dhe me sa duket janë dërgesa të rregullta që dërgohen çdo muaj. Duhet të kuptojmë kush janë prodhuesit dhe eksportuesit, nëse vijnë nga Evropa apo Shqipëria, duam t’i dimë” ka thënë ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *